Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Real-Man. UTD, Milan-Barcelona, short i pamëshirshëm me “big”-ët

Champions

Goglat e shortit kanë prodhuar dy ndeshje klasike, të cilat mund të konsiderohen pa hezitim si dy finale të parakohshme

Shorti i 1/8-ve

  • Gallatasarai-Shalke 04
  • Sëlltik-Juventus
  • Arsenal-Bajern M.
  • Shakhtar D.-B.Dortmund
  • Milan-Barcelona
  • Man. Utd-Real Madrid
  • Valencia-Psg
  • Porto-Malaga

Arsenal-Bajern është supersfida nr. 3. Është me fat Juve

Barcelona do të përballet me Milanin në një rikthim të finales së Champions League të 1994-s, ndërsa Kristiano Ronaldo do të bëjë për herë të parë rikthimin si kundërshtar në "Old Trafford". Ky ka qenë verdikti i shortit të 1/8-ve të kompeticionit më prestigjioz të futbollit për klube në Europë, i cili është treguar i pamëshirshëm kundrejt të mëdhenjve të kontinentit. Një short spektakolar, i cili do duket se do t?i shërbejë emocioneve të mëdha dhe lojës së bukur, pasi këto dy çifte mund të konsiderohen fare mirë dhe si finale të parakohshme të këtij kompeticioni. Madrilenët do të përballen me Mançester Junajtid, klub me të cilin Ronaldo ka shënuar 118 gola në 292 ndeshje, përpara se të transferohej te Reali i Madridit në verën e 2009-s për shifrën rekord 94 milionë euro. Përballja e tyre e parë daton në prill të 1957-s, kur Reali triumfoi me rezultatin 5-3 në totalin pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale, përpara se të fitonte të dytën Kupë Kampionesh të tij. Por që atëherë këto dy klube janë përballur edhe tri herë të tjera. Në të fundit nga këto përballje madrilenët fituan në total 6-5. Ishte turi çerekfinal i Champions League 2002-?03. Në të katër përballjet e dyfishta, Reali është kualifikuar tri herë, ndërsa Mançester vetëm një herë. Ndeshja e parë mes dy skuadrave do të zhvillohet në "Santiago Bernabeu" në shkurt, ndërsa ajo e kthimit në "Old Trafford" në mars. Një tjetër e veçantë e kësaj përballjeje të madhe do të jetë sfida mes Murinjos dhe Sër Aleks Ferguson. Dy miqtë e vjetër do të sfidojnë sërish njëri-tjetrin në një Real Madrid?Man. Utd, e denjë për një finale ëndrrash. Interesant është fakti që skocezi e ka sponsorizuar Murinjon dhe si pasuesin e tij në stol dhe tashmë do të ketë mundësinë ta vërë në provë në fushën e lojës. Barcelona do të rinovojë rivalitetin e saj me Milanin, me të cilin u ndesh në sezonin e kaluar në fazën në grupe (barazim 2-2 në "Kamp Nou", sukses i blaugranëve 3-2 në "San Siro") dhe në çerekfinale (0-0 në "San Siro dhe 3-1 në "Kamp Nou"). Janë 16 precedentë mes Barcelonës dhe Milanit, me një avantazh të lehtë të blaugranëve: 6 fitore të kalalanasve, 5 barazime dhe 5 fitore të Milanit Por sfida më e famshme mes kuqezinjve italianë dhe katalanasve mbetet finalja e 1994-s në Athinë, ku Milani triumfoi 4-0. Çifti i tretë i hekurt është ai mes Arsenalit dhe Bajernit të Mynihut. Bavarezët që kishin shpresuar në një short të lehtë, duhet tashmë të përballen me forcën e topçinjve që në 1/8. Fati i ka buzëqeshur padyshim Juventusit, që ka gjetur një prej dy skuadrave më të lehta në letër, Sëlltikun e Gllazgout, ndërsa mund të fërkojnë duart dhe Gallatasarai dhe Shalke, që do të jënë përballë njëra-tjetrës në këtë raund. Nuk i shkoi aspak keq as skuadrës më të bukur të fazës së grupeve Borusias së Dortmundit, që do të ndeshet me ukrainasit e Shakhtar Donetsk, ndërsa dy sfidat e mbetura janë një çështje që do të përcaktohet në Gadishullin Iberik, me Malagan që do të ndeshet me Porton, ndërsa PSG e Ançelotit në kërkim të lavdisë europiane duhet të kalojë më parë nga Valencia. Ndeshjet e vajtjes në Champions League do të luhen në datat 12-13 shkurt dhe 19-20 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 5-6 mars dhe 12-13 mars, ndërsa finalja e madhe në "Uembli" më 25 maj.

 

Aleks Ferguson

"Kënaqësi që do të takohem me Murinjon dhe Ronaldon"

Trajneri i Mançester Junajtid ishte i lumtur të luajë kundër rekordmenëve të kupave europiane, duke sugjeruar se do të jetë po ashtu i kënaqur që të përballet me disa fytyra të njohura. Ish-lojtari i tij, Kristiano Ronaldo, do të jetë gjithashtu duke bërë udhëtim në "Old Trafford", për herë të parë që kur e la këtë stadium për një transferim te madrilenët në vitin 2009. "Do të jetë një mundësi e madhe për tifozët tanë, për ta parë Kristianon përsëri në stadiumin e tyre, edhe pse si kundërshtar. Edhe për mua do të jetë kënaqësi e madhe, sepse do të takohem përsëri me Zhoze. Do të duhet ta porosis për disa verëra të mira për atë ndeshje, ? bën shaka Sër Aleks në komentin pas hedhjes së shortit. Të dyja klubet nuk janë përballur me njëri-tjetrin që nga çerekfinalja e vitit 2004, kur fenomeni brazilian Ronaldo realizoi një tripletë madhështore në ndeshjen e dytë, në "Old Trafford".

 

Emil Butragenjo

"Mançester Junajtid, një nga klubet më prestigjioze në botë"

Pas hedhjes së shortit që përballi Realin e Madridit me Mançester Junajtid, nga ana e madrilenëve ka komentuar Emilio Butragenjo, i cili është i bindur se skuadra e tij ka tërë potencialin e duhur për ta kaluar këtë raund. "Unë jam duke menduar se tifozët do të jenë shumë të lumtur me këtë përplasje, sepse është shumë, shumë tërheqëse, një përvojë emocionuese për të gjithë. Mançester Junajtid nuk ka vetëm një ekip të madh, por është një organizatë e madhe, një prej klubeve më prestigjioze në botë, tha Butragenjo. Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por edhe emocionuese njëherësh. Junajtid ka një ekip shumë të fortë dhe një trajner të madh. Aleks Ferguson ka qenë atje për 25 vjet, ai është një menaxher fantastik, e di se si të marrë maksimumin e lojtarëve të tij, kështu që e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Megjithatë jam i bindur në shanset tona për kualifikim".

Europa League

Shorti i 1/16-ve

  • BATE(BLR)-Fenerbahçe(TUR)
  • Inter (ITA)-CFR Kluzh(ROU)
  • Levante(ESP)-Olimpiakos(GRE)
  • Zenit(RUS)-Liverpul(ENG)
  • Dinamo Kiev(UKR)-Bordo(FRA)
  • Leverkusen(GER)-Benfika(POR)
  • Njukasëll(ENG)-Metalist(UKR)
  • Shtutgart(GER)-Genk(BEL)
  • Atletiko M.(ESP)-Rubin(RUS)
  • Ajaks(NED)-Steaua(ROU)
  • Bazel(SUI)-Dnipro(UKR)
  • Anzhi(RUS)- Hanover(GER)
  • Sparta Praha(CZE)-Çelsi(ENG)
  • Mynshengladbah(GER)-Lacio(ITA)
  • Totenhem(ENG)-Lion(FRA)
  • Napoli(ITA)-Plzen(CZE)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore