Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Skënderbeu e Bylisi dominojnë grupet, prekin gjysmëfinalen

Me çerekfinalet e Kupës, futbolli shqiptar mbyll vitin 2012

Altin Manallari

Me ndeshjet e treta të vlefshme për dy grupet (A dhe B) të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë ka ulur dje siparin edhe futbolli shqiptar për vitin kalendarik 2012, duke nisur përfundimisht pushimet dimërore. Katër takimet e zhvilluara dje kanë dhuruar emocione të shumta, ndërsa kanë nxjerrë në pah dominimin e padiskutueshëm të grupeve përkatëse nga dy skuadrat e pandalshme të momentit, Skënderbeu dhe Bylisi, të cilat kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në turin gjysmëfinal të kompeticionit të dytë për nga prestigji në futbollin tonë, pasi pas tri ndeshjeve të para kanë pikë të plota, 9. Eliminimi është thuajse i sigurt për Teutën dhe Shkumbinin, ende në kuotën zero pikë. Kampionët e dimrit morën një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertën e luajtur në Krujë ndaj Kastriotit. Vendasit, të cilët shfaqen ambiciozë në Kupë, tentuan t?ia bëjnë të vështirë punën Skënderbeut, por edhe një herë "Ujqërit e Dëborës" demonstruan se janë skuadra më e mirë shqiptare edhe në këtë kompeticion dhe rikonfirmuan se e dominuan me meritë Kategorinë Superiore. Ndeshja e zhvilluar në Krujë foli përgjithësisht për miqtë korçarë, të cilët kaluan në avantazh kur ende nuk kishin kaluar 20 minuta me anë të goleagorit Pero Pejiç, i cili shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes dhe të portierit Osmani. Goli i dha më shumë siguri lojës së Skënderbeut, që dyfishon rezultatin në fund të pjesës së parë me Sebino Plakun. Sulmuesi arriti të gjente rrugën e rrjetës pas një krosi të saktë të dhënë nga Radas në të djathtë. Në pjesën e dytë korçarët kërkojnë të administrojnë lojën, por Caca 4 minuta para përfundimit ngushtoi diferencën. Pavarësisht dëshirës së krutanëve për ta barazuar rezultatin, minutat e mbetura nuk mjaftuan që Kastrioti të merrte një pikë. Vuan shumë Kukësi i Cungut në shtëpi, ku mezi siguron një fitore "in extremis" (fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë me Allmuçën dhe pastaj nga një aksion dy minuta më vonë me Malon), ndaj peqinasve pa asnjë pretendim në këtë kompeticion. Gjashtë pikët në llogarinë e verilindorëve, debutues në Superiore, u mundësojnë atyre vendin e dytë në Grupin A, duke parakaluar krutanët. Grupi A kryesohet me pikë të plota nga Skënderbeu, më pas vijnë Kukësi me 6 pikë, Kastrioti 3 dhe në fund me 0 pikë Shkumbini. Në Grupin B Flamurtari arriti fitoren e dytë në Kupë, këtë herë në Vlorë përballë Laçit, që e mposhti me rezultatin 2-1. Pas një fillimi të ekuilibruar, Flamurtari kaloi në avantazh në minutën e 38 me një gol të mrekullueshëm të Hair Zeqirit, që u pasua nga një tjetër finalizim i bukur i Gjergji Muzakës. U krijua përshtypja se gjithçka do të ishte e lehtë për vlonjatët, por në pjesën e dytë erdhi reagimi i Laçit, i cili ngushtoi diferencën në 2-1 me Vucajn, por pa mundur të shënojë golin e dytë. Në takimin tjetër të këtij grupi, Bylisi shkatërroi 5-0 në "Adush Muca" Teutën, e cila me shumë gjasa do t?i thotë lamtumirë Kupës. Ballshiotët kryesojnë grupin B me 9 pikë, Flamurtari me 6, Laçi 3 dhe në fund Teuta me 0 pikë.

 

Çerekfinalet

Kualifikimi - Skënderbeu dhe Bylisi, dy kryesueset e grupeve përkatëse, janë me pikë të plota (9) pas 3 ndeshjeve të para dhe shkojnë të sigurta drejt kualifikimit në turin tjetër

Sfidat - Flamurtarit i është dashur të vuajë shumë për të marrë një fitore 2-1 ndaj Laçit. Kukësi ka hasur vështirësi përballë Shkumbinit, i cili kapitulloi "in extremis"

Kriza - Një krizë e thellë duket se ka mbërthyer skuadrën e Teutës, e cila pësoi humbjen e tretë në tri ndeshjet e Grupit B, në të cilat ka pësuar në total 11 gola

 

  

Kupa e Shqipërisë

Çerekfinale (ndeshjet e treta)

 

DJE

 

Grupi A

 

Kastrioti-Skënderbeu 1-2

Caca 87? (11-m) / Pejiç 16?, Plaku 43?

Kukësi-Shkumbini     2-0

Allmuça 83? (11-m), Malo 85?

 

Klasifikimi

Skuadra    N    P

Skënderbeu 3    9

Kukësi     3    6

Kastrioti  3    3

Shkumbini  3    0

 

Grupi B

 

Bylis-Teuta     5-0

Izucuku 4? (11-m), 7?, Bakiu 5?, 41?, Meto 89?

Flamurtari-Laçi 2-1

Zeqiri 39?, Muzaka 44? / Vucaj 67?

 

Klasifikimi

Skuadra    N    P

Bylis 3    9

Flamurtari 3    6

Laçi 3    3

Teuta 3    0

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore