Hidhet shorti i Champions League

Milan-Barcelona, Real Madrid-Manchester United apo Arsenal-Bayern Munchen, këto janë tre nga çiftet më të forta të fazës së 1/8 të Champions Leagues që ka nxjerrë shorti i hedhur sot në mesditë në Zvicër.

Skuadrat e renditura në vendin e dytë në grupet respektive kanë rrezikuar shumë për t’u përballur me më të mëdhatë dhe ashtu rezultoi.

Milani si një vit më parë do të provojë forcën me një nga skuadrat më në formë të momentit, Barcelonën, ashtu si Reali i Madridit, të cilin fati e përballi me një nga skuadrat më të mëdha angleze si Manchester United. Borussia Dortmund, që u rendit në vendin e parë në grupin e saj, do të luajë me Shakhtar Donetsk.

20 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.