Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mesi, më shumë gola se 17 skuadra të La Ligas, një makinë rekordesh

Statistika

Barcelona ka gati kontratën e re për të me një rrogë faraonike prej 15 milionë eurosh

Gola, spektakël dhe rekorde të thyera njëri pas tjetrit. Ky është Lionel Mesi, i cili ndodhet shumë pranë fitimit për të katërtën herë të ?Topit të Artë?. Ndaj Atletikos së Madridit shënoi një tjetër dygolësh, i gjashti radhazi, që e ngjiti në kuotën e 25 të tillëve në La Liga në vetëm 16 ndeshje. Një mesatare më të lartë se 1.5 gola për ndeshje. Argjentinasi me 25 golat e tij në Primera, në 16 javët e para ka shënuar më shumë se 17 skuadra të La Ligas, përfshi këtu ekipe si Valencia apo Sevilja, të cilat me 22 lojtarë në dispozicion nuk kanë mundur të kapin dot kuotën e Lionel Mesit. Vetëm Malaga ka një shifër të njëjtë me yllin e Barcelonës, ndërkohë që skuadrat që kanë mundur të shënojnë më shumë janë sigurisht vetë Barcelona, Atletiko Madridi dhe Reali, por këto të fundit kanë dy lojtarë si Falkao dhe Ronaldo, pa të cilët do të ishin edhe ato nën nivelin e Lionel Mesit. Gjithashtu i veçantë është fakti se në 12 nga 16 ndeshjet që ka shënuar Mesi, asnjëherë nuk e ka dërguar topin në rrjetë më pak se dy herë, duke shënuar në 11 raste një dygolësh dhe një rast një tregolësh, si për të konfirmuar se statistikat i ka po aq të arta sa dhe këmbët. Kur shënon 90 gola në një sezon, kur bën skuadrën tënde të fluturojë edhe në një nga 2-3 kampionatet më të forta të botës, kur je idhull e simbol i qindra milionë njerëzve apo kur je në prag të fitores së Topit të katërt të Artë, e meriton të ndahesh veç. Dhe Lionel Mesi do të jetë veçmas për sa i përket trajtimit financiar te Barcelona e tij e dashur, në familjen ku është rritur, aty ku nuk është ndier kurrë i trishtuar dhe nuk ka krijuar asnjëherë probleme. Menjëherë sapo të firmosë kontratën e tij të re, pagesa vjetore e yllit argjentinas pritet të arrijë në mbi 15 milionë euro në sezon, duke lënë prapa një tjetër djalosh tepër të talentuar si Kristiano Ronaldo. Sot për sot, simboli i Realit është mbi Leon, ndërsa Samuel Eto mban rekordin me rreth 20 milionë euro pagesë në vit tek Anzhi i Mahaçkallës, në kampionatin rus. Gjithsesi, është një renditje ku Mesi mban vendin e parë dhe kjo është ajo e të ardhurave vjetore te futbollistët. Numri 10 katalanas fiton 33.5 milionë euro, përfshi rrogën te Barça, shpërblimet sportive dhe kontratat e sponsorizimeve. Superylli argjentinas po mbyll një vit 2012 në mënyrën më triumfale të mundshme, me 90 gola të shënuar, kur ka edhe një ndeshje për të luajtur, duke kaluar edhe rekordin e Mylerit për golat në një sezon, me 73 në edicionin 2011-2012.

 

Shifrat e Mesit

Lionel Mesi është aktualisht në kuotën e 25 golave në 16 ndeshje të La Ligas, nga të cilat 11 dopjeta (6 radhazi) dhe 1 tripletë. 90 gola në vitin kalendarik 2012. Barça i bën gati një rrogë faraonësh pre 15 milionë eurosh në sezon

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore