Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lajme sportive shkurt

Seria A

Historia favorizon Juven në luftën për titullin

Statistikat mbështesin Juventusin në luftën për të mbrojtur titullin e dytë kampion radhazi në Serinë A, pasi bardhezinjtë siguruan kurorën pas fazës së parë të sezonit. Me fitoren 3-0 ndaj Atalantas, të kombinuar me humbjet e Interit dhe Napolit, Juventus u shpall kampion i dimrit, dy ndeshje para fundit. Kjo është hera e 26, që gjiganti torinez shpallet kampion i pjesës së parë të sezonit, kurse ka fituar titullin në 18 prej këtyre rasteve. Po ashtu vlen të theksohet se që kur Serisë A iu rikthye sistemi me 20 skuadra më 2004-?05 (pa llogaritur sezonet e skandalit Calciopoli), skuadra lider e pjesës së parë të sezonit gjithmonë ka festuar në maj. Sezonin e shkuar, Juventus po ashtu siguroi titullin e kampionit të dimrit pas fitores ndaj Atalantas 2-0.

 

Ironia

Tani tallen tifozët e Barçës: Murinjo, mos ik, ne të duam

Zhoze Murinjo mendon se shanset e Real Madridit për të fituar titullin janë thuajse inekzistente. Pas barazimit 2-2 ndaj Espanjolit, madrilenët e shohin veten 13 pikë larg Barcelonës, ndonëse janë luajtur vetëm 16 ndeshje të këtij kampionati. ?Praktikisht është e pamundur. Është një diferencë shumë e madhe në këtë pikë të sezonit?, ishte komenti i Murinjos pas ndeshjes, rreth mundësisë që skuadra e tij të mbronte titullin Kampion të fituar në sezonin e kaluar. Portugezi është detyruar të durojë edhe talljet e rivalëve të tij, pasi tifozët e Barçës në ?Kamp Nou?, 10 minuta para fundit të ndeshjes kanë kënduar në kor ?Ne të duam, Murinjo qëndro!?, duke ironizuar me faktin se për sa kohë që ai është në drejtim të madrilenëve, ata nuk do të arrijnë t?i kapin kurrë katalanasit.

 

Tirana

Tafaj: Klubi të paguajë rrogat, pastaj merkato

Çështja e ditës te Tirana janë pikërisht rrogat e pashlyera nga klubi, i cili po përjeton një periudhë vërtet të vështirë financiare, e cila e bashkuar me krizën e rezultateve gjatë fazës së parë, e komplikon jo pak situatën e bardhebluve. PO ashtu në prag është edhe merkatoja e dimrit dhe klubi ka nevojë për përforcime. Megjithatë trajneri Alban Tafaj në radhë të parë kërkon të mbajë lojtarët aktualë, të cilët për shkak të pakënaqësive me rrogat kërcënojnë me largime: ?Lëvizja e parë dhe emergjente që duhet të bëjë klubi aktualisht është shlyerja e detyrimeve ndaj lojtarëve aktualë të skuadrës. Ne kemi synim të ruajmë grupin aktual, pastaj të mendojmë për përforcimet në merkato?.

 

Interesimi

Fortuna Dyseldorf kërkon Granit Xhakën

E ardhmja e Granit Xhakës nuk është e sigurt te Borusia Mynshengladbah. Sipas portalit zviceran ?Fussball.ch?, 20-vjeçari aktualisht nuk po gjen hapësira në formacionin titullar të Gladbahut dhe mundet të huazohet te Fortuna e Dyseldorfit, e cila ka shfaqur interes për shërbimet e kosovarit të natyralizuar si zviceran. Ky transferim mund të ndodhë në janar dhe te skuadra e cila është ngjitur në këtë sezon në Bundesliga I gjermane, Xhaka do të mund të gjejë vend në formacionin e parë. "Mesfushori qendror 20-vjeçar për herë të fundit në Bundesligë ka qenë titullar i Gladbahut në sfidën e 20 tetorit kundër Verder Bremenit. Ai ka një kontratë deri në 2017-n me Gladbahun. Fortuna Dyseldorfit po mendon ta huazojë atë?, shkruante ?Fussball.ch?.

 

Oferta

Pato drejt Korinthias, gati 15 milionë eurot

Pas Ibrës e Tiago Silvës, Milan mund të përgatisë shitje të tjera të rëndësishme në janar. Pikërisht nga Brazili bëjnë të ditur se Korinthias këmbëngul për Paton. Kampionët më të rinj të botës për klube kanë në planet e tyre nisjen e tratativave me Milanin pas miratimit të marrë nga vetë futbollisti. Berluskoni, Galliani dhe Allegri janë betuar që sulmuesi nuk lëviz, por agjenti i tij Mino Raiola ka fluturuar drejt Brazilit për të biseduar me Santosin transferimin e tij. Një udhëtim që mund të duket pa sens nëse Milani nuk ka ndërmend ta shesë. Është e përjashtuar mundësia e huazimit të Patos, por flitet për blerjen e gjysmës së kartonit. Ndërkohë që Korinthias i kërkon ta blejë përfundimisht dhe i ka gati 15 milionë euro.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore