Koreja e Veriut lëshon raketën, sfidon botën

Koreja e Veriut lëshoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi duke sfiduar kërcënimet ndërkombëtare. Raketa u lëshua në orën 09:49 të mëngjesit me orën vendëse dhe duket se ka ndjekur trajektoren e vet të planifikuar, ku fazat e saj u rrëzuan në zonat e parashikuara.

Koreja e Veriut thotë se një satelit është vendosur në orbitë. SHBA-të konfirmuan se një objekt është hedhur në hapësirë. Koreja e Jugut, SHBA-të dhe Japonia e dënuan lëshimin si një test të fshehtë për teknologjinë e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Një rezulutë e OKB e vitit 2009, ndaloi vendin komunist nga e drejta për testimin e raketave balistike pasi ky vend kreu testin e vet të dytë bërthamor. SHBA-të e konsideruan lëshimin një “akt tepër provokativ që kërcënon sigurinë rajonale,” ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se qe një “dhunim i hapur” i rezolutës së OKB-së.

Japonia ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë.









Comments are closed.