AK, Spahiu: Berisha e Rama lanë jashtë dyerve të BE kombin më të vjetër në kontinent

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka lëshuar një lumë akuzash ndaj dy partive të mëdha PD e PS se janë përgjegjëse për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE si dhe për rritjen e korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme në vendin tonë. Deklaratat e Spahiut u bënë gjatë një aktiviteti të AK me degën e saj në Tiranë, ku ai theksoi se partitë e vjetra dhe liderët e tyre janë përgjegjës që sot Shqipëria, kombi më i vjetër në kontinentin europian mbetet jashtë dyerve të BE. Ky refuzim sipas kreut të AK, është një arsye më shumë për t’i ndëshkuar këta politikanë me votë të lirë në zgjedhjet e ardhshme.

“Europa i tha jo Shqipërisë, duke lënë kombin më të vjetër të kontinentit jashtë dyerve të BE-së. Ky është fundi i tranzicionit shqiptar që sot përkon me 22 dhjetorin e themelimit të PD-së që hyri në skenën politike me sloganin ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’. 22 vite demokratët dhe socialistët rreshtuan Shqipërinë të parën në trafiqe dhe korrupsion dhe të fundit në arritje institucionale. Demokratët dhe socialistët të dështuar në qeverisjen e tyre na lanë pas serbëve, malazezëve dhe populli duhet t’i ndëshkojë këta politikanë”, – deklaroi Spahiu.

Sipas tij, Berisha i ka shkelur të gjitha premtimet me të cilat erdhi në pushtet 8 vjet më parë, qoftë luftën ndaj korrupsionit, qoftë çështjen kombëtare, zhvillimin ekonomik apo integrimin në BE. Spahiu premtoi se AK do t’i realizojë të gjithë këto premtime me të ardhur në pushtet.





Aleanca Kuq e Zi sipas Spahiut, është e mobilizuar edhe me ndihmën e shoqërisë civile dhe institucioneve ndërkombëtare që të sjellin ndryshimin e shumëpritur për kombin, duke zhdukur nga skena politike parti dhe politikanë të vjetër që sipas kreut të AK, i kanë bërë vetëm dëme kombit.

11 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)





7 Comments
  1. patrioti says

    Ku e lexove qe Shqiperia eshte kombi me i vjeter o spahi.Mos 40% e fjaleve te huaja Shqipe jane nga Shqiperishtja e lashte,apo mbiemeri tende nga kaloresit e lashte Shqipetare.Mjafte me kete propaganden e shpelare.

  2. JONIUS says

    Po ti o lesh gjoja Patriot cpate kunder asaj se shqiptaret jane nder popujt me te lashte ne kontinent? Ca te dogji ty? Mos te dogji se ky e shan berishovicin apo kristaqis ramen??/ ca te dogji ty? Cke qe kruhesh me gjithe kombin nese te djegin keta dy dinosaure te politikes konfliktuoze…monkey…

  3. qendro drejt says

    Zotri spaho ? saliu-e -berisha – e lane Shqiperine jashte dyerve TE fatit te vete ,e lane jashte ÇDO gjeje edhe jashte -Be -se . Po TI ? TE GJITHA ato QE BERI BERRISHA per NJEQIND VJETORIN e PAVARESISE , I beri TI TREGOJE BOTES SHQIPETARE SE EDHE UNE luaj me KARTEN e NACIONALIZMIT SI KRESHNIK Spahiu ,AKUZA juaj NDAJ RAMES e konfirmon PERKRAHJEN TENDE per SALI BERISHEN .

  4. Kerpaci says

    Shpreh respektin tim per kete force te re politike, por keshtu sic po e ben politiken ajo, kam frike se shume shpejt do katandiset edhe me keq nga PD dhe PS. Duke gllamitur e lehur per cdo gje,te gjithe kane te drejte te te shohin si nje qen. Shqiperine nuk e la jashte Evropes as Saliu dhe as Rama. E lane vet shqiptaret e pazote per t’ju rrefyer vendin ketyre maskarenjve qe po e mbajne vendin rob te kapriciove te tyre. Kete te vertete Spahiu nuk mund ta shprese, sepse votat e ketyre njerezve i duhen sa t’i hypij kalit.

  5. SHKODRSANI says

    Deshira e Berishes eshte qe kurr mos te behemi antare te BE. Ai do te coje Shqiperine ne Azi.

  6. x says

    Spahiu ka harruar te thote “kombin me te paqyteteruar te Evropes”. Se kush ka qene me i lashti, nuk i intereson Evropes dhe vete shqiptareve. Ti Jonius futi nje pjate grosh se e meriton, je me i lashti!

  7. jeta says

    Nje liliput si Kreshnik sahanlepiresi nuk mund te na ngjalle shpresa se mund te beje dicka te hajrit qe t’i besojme.

Comments are closed.