Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rezoluta çame: Të rikthehen të drejtat e shqiptarëve të dëbuar

PDIU dorëzon sot draftin në Kuvend. Dje, tubim para ambasadës greke

PDIU paraqet rezolutën për çështjen çame, të cilën do ta dorëzojë sot në mëngjes në Kuvendin e Shqipërisë. Në një dokument të plotë dhe të argumentuar juridikisht prej 13 pikash, rezoluta për çështjen çame kërkon që Greqia të njohë gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve çamë, të njohë të drejtat themelore të tyre dhe të restaurojë këto të drejta sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to, si dhe frymën e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve. Në këtë projektrezolutë, gjithashtu kërkohet që nëpërmjet njohjes së të drejtave të shtetasve shqiptarë ? ish-shtetas grekë, të rivendosen të drejtat, që nga riatdhesimi dhe njohja e së drejtës së pronësisë dhe së drejtës së pakicës etnike. Një tjetër pikë shumë e rëndësishme e draftit të rezolutës është kërkesa për shfuqizimin e ligjit famëkeq të luftës që ende Greqia e njeh në marrëdhëniet me Shqipërinë, që mban në sekuestro konservative të gjithë pronat e shqiptarëve nga krahina e Çamërisë. Në projektrezolutë, kërkohet që qeveria shqiptare të ngrejë menjëherë komisionet dypalëshe me Greqinë për të zgjidhur këtë çështje, duke detyruar Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Greqi, të cilët janë të padëbuar nga spastrimi etnik që ndodhi në fund të luftës. Projektrezoluta kërkon gjithashtu që të ngrihen në dy qendrat e rëndësishme të krahinës së Çamërisë, Paramithi dhe Filat, dy lapidarë që do të përkujtojnë gratë, pleqtë e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve të kryera nga njësitë paramilitare greke. Pika e fundit e projektrezolutës ka parashikuar edhe kundërshtimin e Athinës, duke bërë të ditur se do të ngrihet padi ndërkombëtare. Në pikën 13 të dokumentit theksohet shprehimisht: "I rezervon vetes të drejtën që, në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adekuate".

Kuvendi

Pas dorëzimit në sekretarinë e Kuvendit, duhet që legjislativi të nisë shqyrtimet, pra ta fusë në kalendarin e punimeve, të shqyrtohet nga komisionet dhe më pas të votohet në seancë plenare. Parimisht të gjitha partitë politike kanë shprehur përkrahjen për zgjidhjen e çështjes çame, por sesa e mbështesin konkretisht rezolutën, do të merret vesh në qëndrimet që do të mbahen javën e ardhshme.

Tubimi

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe shoqata "Çamëria" zhvilluan dje një protestë përpara bllokut të ambasadave, drejtuar Ambasadës Greke në Tiranë, në kuadër të 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Gjenocidit. Në këtë aktivitet, ku u brohoritën thirrje kombëtare dhe kërkesa për zgjidhjen e çështjes çame, u paralajmërua se sot, dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri do të dorëzojnë zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë, Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Servet Mehmeti, ish-kryetar i shoqatës "Çamëria" dhe një aktivist i çështjes çame i cili prej fillimit të demokracisë, deklaroi në tubim, se "grekët thonë se nuk u bë gjenocid mbi ne, por se ne ikëm vetë. Konventa Ndërkombëtare për Gjenocidin e miratuar më 9 Dhjetor 1948 ka dhënë disa përkufizime se ç?është gjenocid. Unë sot dua t?ju pyes juve, sipas këtyre përkufizimeve. A nuk pati mbi ne çamët, vrasje masive të anëtarëve të komunitetit tonë? A nuk pati mbi ne imponim kushtesh jete, që kishin për qëllim asgjësimin tonë? A nuk kishte mbi ne, shpërngulje të sforcuar të fëmijëve, grave dhe të moshuarve?". Ndërkaq, deputeti Dashamir Tahiri, tha se "ne nuk kërkojmë shtëpi në Athinë, ne kërkojmë shtëpitë e baballarëve tanë në Prevezë, aty ku i kanë pasur. Kjo është një çështje e drejtë. Askush nuk mund ta quajë ndryshe. Hebrenjtë u kthyen në trojet e tyre amtare pas dymijë vjetësh dhe ne do të kthehemi shumë shpejt. Qeveria e atëhershme kuinslinge greke i dëboi dhe i vrau shqiptarët e Çamërisë, duke shfarosur 20 për qind të popullsisë. Por edhe qeveria e sotshme greke nuk po kërkon ndjesë, ndonëse e cilëson veten si demokratike".

 

 

Dashamir Tahiri -  "Ne nuk kërkojmë shtëpi në Athinë, ne kërkojmë shtëpitë e baballarëve tanë në Prevezë, aty ku i kanë pasur. Kjo është një çështje e drejtë"

Servet Mehmeti - "A nuk pati mbi ne çamët, vrasje masive të anëtarëve të komunitetit tonë? A nuk pati mbi ne imponim kushtesh jete, që kishin për qëllim asgjësimin tonë"

Dy deputetët - Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri do të depozitojnë rezolutën sot, në Parlamentin shqiptar, për t?u diskutuar nga Komisioni i Jashtëm

2004 - Në vitin 2004, Kuvendi i Shqipërisë e rrëzoi një rezolutë të tillë. Në atë kohë, në krye të qeverisë ishte Kryeministri socialist Fatos Nano

Ligji i luftës - Në rezolutën e dy deputetëve të PDIU-së kërkohet që Greqia të abrogojë ligjin e luftës, i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940

Pronat - Rezoluta përfshin rikthimin e pronave, njohjen e së drejtës së riatdhesimit, njohjen e së drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare

Konventa - Në Kuvendin e Shqipërisë po shqyrtohet drafti për aderimin e Shqipërisë në Konventën "Për konfliktet e ligjeve në lidhje me formën e disponimeve testamentare"

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore