Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PDIU dorëzon rezolutën çame në Kuvend

Dy deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kanë dorëzuar sot në Kuvend rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame, ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë. Në një prononcim për mediat, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka deklaruar se kjo rezolutë është një amanet dhe një testament i gjallë  i të gjithë atyre që u masakruan dhe nuk arritën të kthehen në tokat e tyre.

"Kjo është një rezolutë paqeje dhe jo një rezolutë lufte pasi ne nuk duam t`i shpallin luftë Greqisë por kërkojmë të hiqet ligji i luftës, një ligj absurd që afekton jo vetëm pronat e Çamërisë, por edhe të gjithë shqiptarëve",- tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së ka theksuar se çështja çame, nuk është për axhendë politike, prandaj nuk i është drejtuar partive politike, por ndërgjegjes kombëtare të 140 deputetëve.  "Kjo nuk është rezolutë e PDIU, kjo është rezolutë e dy shqiptarëve çam që janë në parlamentin shqiptar dhe që i adresohet të gjithë deputetëve, i adresohet për mbështetje të gjithë popullit shqiptar. Çështja çame nuk është një çështje që duhet të futet në agjendat politike, kjo është arsyeja që ne nuk do i drejtohemi partive, por ndërgjegjes kombëtare të 140 deputetëve. Besojmë se Parlamenti i sotëm nuk është parlamenti i vitit 2004 që deputetët braktisën sallën e parlamentit të diktuar nga Athina zyrtare dhe anëtarët e Çamërisë u rrahën në dyert e parlamentit",- shtoi Idrizi.

Në rezolutën e përbërë nga 13 pika kërkohet që Greqia të njohë gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve çamë, të njohë të drejtat themelore të tyre dhe të restaurojë këto të drejta sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to, si dhe frymën e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve.

10 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore