Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ngrica dhe përmbytje

Moti - Bora dhe ngricat kanë pushtuar vendin, ndërkohë që është izoluar pothuajse gjithë Veriu i Shqipërisë. Në Kukës, Pukë, Tropojë dhe Has ka munguar energjia elektrike, ndërsa temperaturat shënonin minus 8 gradë Celsius

Dyzet cm borë në Rrugën e Kombit

Ulja e temperaturave, si dhe reshjet e shumta të shiut e borës, kanë bërë që shumë komuna në zonat malore të përballen me probleme, ndërsa ngricat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit. Ndërkaq, banorët e Kukësit, Tropojës, Hasit dhe Pukës, që në mëngjes janë përballur edhe me mungesën e energjisë elektrike

Kukës

Nga të dhënat që raportohen mësohet se dëbora ka arritur deri në 40 centimetra në aksin Morinë-Kukës-Kalimash duke i detyruar autoritetet rajonale të punojnë me pesë borëpastruese vetëm në këtë rrugë, për ta mbajtur të hapur, ndërkohë që kalimi është i detyrueshëm vetëm me zinxhirë. Sipas Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, në Rrugën e Kombit ka pasur probleme gjatë gjithë natës, sepse erërat e forta dhe temperaturat e ulëta kanë ngrirë borën e rënë, sidomos në pjesën afër tunelit. Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë kohës, por nga momenti në moment, terreni është bërë edhe më i vështirë. Por, të bllokuara rezultojnë dhe shumë akse të tjera rrugore, si dhe komunat Arrën, Kalis, Grykë-Çajë, Lekëbibaj, si dhe dhjetëra fshatra të komunave Surroj, Zapod, Shishtavec, Topojan, Golan, Fajza, Bujan, Llugaj, Tropojë e Vjetër e të tjerë. Akset rrugore, të mbuluara nga 10 deri në 30 centimetra borë u gdhinë të ngrira, çka ka detyruar policinë të shtojë postblloqet e kontrollet dhe të mos lejojë udhëtimin në rrugën nacionale pa zinxhirë.

[gallery order="DESC" columns="5" orderby="post_date"]

Veç problemeve të rrugës, banorët kanë treguar se ata po përballen me temperatura të ulëta dhe mungesë të energjisë elektrike, pasi në Kukës nuk ka energji elektrike që në orët e para të mëngjesit të djeshëm. E njëjta situatë shfaqet edhe në Pukë, sa i përket energjisë elektrike. Sipas të dhënave, një defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë ? Fushë-Arrës ka lënë pa energji elektrike Pukën, Kukësin, Hasin dhe Tropojën. Specialistët deklarojnë se po punohet për riparimin e defektit. Ndërsa CEZ Shpërndarje ka deklaruar për dje, se në veri të vendit ka munguar furnizimi normal me energji elektrike. Sipas CEZ, defekt ka pësuar edhe linja rezervë e Ulzës. Në të njëjtën situatë ndodhen dhe dhjetëra fshatra të komunave të largëta si Moglica, Lozhani, Cerrava, Udnishti e Mirasi, ku gjatë ditëve të fundit ka munguar energjia elektrike. Shkak kanë qenë defektet e shkaktuara nga erërat e fuqishme të disa ditëve më parë.

Shkodër

Pas një ndërprerjeje disaditore, reshjet e dëborës janë rikthyer sërish edhe në zonat malore të Shkodrës. Dendësia e tyre është përqendruar kryesisht në rrethin Malësisë së Madhe, ku reshjet e dëborës vazhdojnë të bien, ndërkohë që në rrethet Pukë dhe Shkodër, ku për momentin ato kanë pushuar, bardhësia është e pranishme nga reshjet e mëparshme. Trashësia e dëborës në Qafë Mali, në rrethin e Pukës ka arritur në 60 cm, ndërsa në qytet shënon 15 cm. Edhe pse reshjet e dëborës për momentin kanë pushuar, rrugët nacionale në këtë rreth janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në rrethin e Malësisë së Madhe, ku reshjet e dëborës vazhdojnë të bien, në aksin rural Selcë-Vermosh, trashësia e borës ka arritur në 50 cm. Ndërkohë, akset e tjera nacionale dhe rurale janë të hapura. Probleme janë krijuar edhe në akset e rrugëve rurale të Qafë-Thores dhe në aksin e Prekalit, segmenti që lidhet me komunat Shalë, Shosh, Pult, ku trashësia e dëborës, në qendër të Komunës Shalë dhe disa zona përreth është 50 cm, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë.

Durrës

Dy tragetet që lundruan gjatë natës në linjën Bari-Durrës kanë mbërritur pa probleme në radën portuale. Ndonëse ishte ditë pushimi, në kalatat e portit ka vazhduar përpunimi i shtatë anijeve tregtare me mallra, dhe vetëm reshjet e shiut kanë penguar procesin.

Elbasan

Rajoni i Elbasanit është përfshirë dje nga një mot me vranësira, të shoqëruar me ulje të temperaturave, vlera e të cilave shënoi 7 gradë Celsius. Ndonëse të gjitha akset nacionale kanë qenë të kalueshme, policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me shpejtësi normale, për shkak të ngricave dhe mjegullës që ka mbuluar thuajse të gjithë aksin rrugor të Qafë-Kërrabës. Me gjithë reshjet e shiut të rëna, edhe akset rurale janë kryesisht të kalueshme, me përjashtim të disa fshatrave të thellë në rrethin e Gramshit, ku pas rrëshqitjes së gurëve dhe dherave nga shpatet e kodrave, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar.

 

Shkodër

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish edhe në zonat malore të Shkodrës. Dendësia e tyre është përqendruar kryesisht në rrethin e Malësisë së Madhe, ndërkohë që në rrethet Pukë dhe Shkodër, ku për momentin ato kanë pushuar, bardhësia është e pranishme nga reshjet e mëparshme

 

Situata

Dritat - Një defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë ? Fushë-Arrës ka lënë pa energji elektrike Pukën, Kukësin, Hasin dhe Tropojën

Pukë - Trashësia e dëborës në Qafë-Mali, në rrethin e Pukës ka arritur në 60 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë

Elbasan - Ndonëse të gjitha akset ishin të kalueshme, policia këshilloi shoferët që të lëvizin me shpejtësi normale për shkak të ngricave

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore