Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Landfilli i Sharrës, diskutohet privatizimi

Landfilli i Sharrës, diskutohet privatizimi

IFC, nëndegë e Bankës Botërore, 120 mijë dollarë për konsulencë në menaxhimin e mbetjeve

Lorina Mixha

[gallery order="DESC" orderby="post_date"]

Administrimi i mbetjeve të qytetit, ndarjes së tyre, por edhe menaxhimi duke përfshirë edhe shkatërrimin e tyre apo riciklim pritet të sistemohet nëpërmjet koncesionit.

Impianti i Sharrës, landfilli më i përfolur këtë vit po diskutohet të jepet me koncesion, për shkak të disa problematikave të akumuluara të menaxhimit, por edhe të përmirësimit të mëtejshëm të administrimit të mbetjeve, që pritet të realizohet pas privatizimit. Kjo sipas ekspertëve.

Këshilli bashkiak në mbledhjen e fundit vendosi të miratojë pagesën prej 120 mijë dollarësh si detyrim që rrjedh nga marrëveshja e konsulencës me Korporatën Ndërkombëtare Financiare, e cila synon përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe induksionin në këtë shërbim të sektorit privat në Qytetin e Tiranës.

Efektet financiare të Bashkisë së Tiranës për shumën prej 120 mijë dollarësh sipas fazave të projektit do të parashikohen në buxhetin e vitit 2013.

Bashkia e Tiranës në kuadër të përmirësimit të shërbimit të grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit, si dhe të trajtimit të tyre në landfillin e Sharrës është duke rishikuar dhe rivlerësuar të gjitha politikat ekonomiko-administrative dhe mjedisore që disiplinojnë këtë aktivitet.

Strukturat e Bashkisë së Tiranës po planifikojnë politikat afatmesme dhe afatgjata që kanë të bëjnë direkt me këtë shërbim në funksion të afateve kohore të domosdoshme, si dhe përfshirjes në to të detyrimeve që lindin nga zbatim i strategjisë kombëtare të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Aktualisht ekziston një nevojë urgjente për përmirësimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane për qytetin e Tiranës. Shërbimi aktual realizohet i fragmentuar dhe i nënkontraktuar te një numër relativisht i lartë operatorësh privat, të cilët jo të gjithë kanë eksperiencën e duhur dhe respektojnë rigorozisht standardet e kërkuara dhe kërkon një kosto relativisht të konsiderueshme për buxhetin aktual të bashkisë.

“Po kështu vlen të theksojmë se nga studimet aktuale të realizuara konstatojmë se shërbimi i depozitimit dhe i shkatërrimit të mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës pavarësisht investimeve të realizuara në këtë landfill në funksion të ritmeve të depozitimit në të, si dhe të afateve kohore mjaft përcaktuese për këtë shërbim na bëjnë që ne të vlerësojmë seriozisht nevojat për fuqizimin e këtij landfilli me kapacitete të reja depozituese. Duhet të theksohet fakti se afati kohor i parashikuar edhe mbas ndërhyrjes së fundit në Sharrë parashikonte një limit kohor shfrytëzimi deri në 7 vjet. Duke llogaritur kohën kur ky landfill ka filluar të shfrytëzohet rezulton se koha e mbetur mund të shkojë maksimumi deri në fund të vitit 2014-2015”, thuhet në relacionin e vendimit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas ekspertëve vendorë, tregu aktual ka potenciale të konsiderueshme që janë të interesuara të investojnë në përmirësimin e këtij shërbimi duke ndërtuar forma të ndryshme bashkëpunimi në kuadër ekonomik njëra nga të cilat është dhënia e këtyre shërbimeve në formën e partneritetit publik privat.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit të Menaxhimit të Shërbimeve.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është përgatitja e strategjive sa më të qarta dhe atraktive për përfshirjen në të të sektorit privat gjithnjë duke mbrojtur interesat e bashkisë, si dhe duke përmirësuar shërbimin e grumbullimit, depozitimit dhe shkatërrimit të mbetjeve urbane në qytetin e Tiranës.

Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion shumën në vlerën prej 120 mijë dollarësh.

Afati kohor i parashikuar për realizimin e dy fazave të projektit do të jetë 24 muaj.

Projekti parashikon menaxhimin e grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit, si dhe depozitimin dhe trajtimin e tyre në landfillin e Sharrës. Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe studimi për zgjerimin e kapaciteteve depozituese në Sharrë, si dhe realizimi i këtij investimi nga vetë operatori privat.

 

Parashikimi: Menaxhim për grumbullim, depozitim, shkatërrim

Avantazhet

Futja e shërbimeve dhe e standardeve të reja për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve, duke përfshirë të gjithë territorin e bashkisë

Investimet kapitale do të mbulohen nga ky investitor duke shmangur prekjen e buxhetit të bashkisë për këtë qëllim

Rreziku i kostove shtesë për zgjatjen apo tejkalim të afateve kohore do të jenë detyrim dhe do të mbulohen nga vetë operatori

Rreziku mbi ndotjen ambientale në të ardhmen janë detyrim i operatorit të ri

Koncepte dhe investime të reja do të aplikohen nga operatori i ri me qëllim ndarjen e mbetjeve në burim dhe ripërdorimin e tyre duke minimizuar sasitë që do të depozitohen në të

 

Të dhëna

Buxheti - Efektet financiare të Bashkisë së Tiranës për shumën prej 120 mijë dollarësh sipas fazave të projektit do të parashikohen në buxhetin e vitit 2013.

Parashikimi - Duke llogaritur kohën kur ky landfill ka filluar të shfrytëzohet rezulton se koha e mbetur mund të shkojë maksimumi deri në fund të vitit 2014-2015”

Diskutimi - Projekti parashikon menaxhimin e grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit, si dhe depozitimin dhe trajtimin e tyre në landfillin e Sharrës

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore