
Arsimtarëve u kërkohet të mbrojnë njohuritë në disa kurse private specifike
Lorina Mixha
Mësuesve që japin mësim në sistemin parauniversitar, në mënyrë të veçantë, arsimtarëve të punësuar në shkolla me kohë të plotë, u kërkohen trajnime, kualifikime për të mbajtur vendin e punës.
Kërkesat nga institucioni, por edhe nga Ministria e Arsimit, sipas legjislacionit në fuqi, u drejtohen mësuesve për të mbajtur vendin e punës, për të mos e rrezikuar atë, por edhe për të plotësuar direktivat e ligjeve të reja në fuqi.
Konkretisht nga mësuesit e shkollave kërkohet të mbrojnë nëpërmjet certifikatave, diplomave e dokumenteve mbështetëse riaftësimin e dijeve, thellimin e tyre apo edhe përvetësimin e dijeve në fusha të tjera mbështetëse.
Konkretisht mësuesit në shkollat publike, ashtu si dhe mjekët duhet të trajnohen, të ndjekin kurse, qoftë edhe për të mësuar një program kompjuterik, një gjuhë të huaj si dhe të njihen me praktika të reja të profilit të tyre për të mbajtur vendin e punës.
Sakaq, diskutimet e arsimtarëve lidhur me kualifikimet kanë lindur për shkak të udhëzimit të drejtuesve të shkollave për të ndjekur kurset në një subjekt të caktuar, në një kompani të caktuar. Mësuesit kërkojnë që kualifikimi i tyre kryesisht të ofrohet pa para nga institucioni ku punojnë, nga institucionet përgjegjëse të arsimit, apo kontraktim dhe negocim nga ana e drejtuesve me kompanitë e sektorët që mund t?u ofrojnë atyre zgjerim të dijeve dhe ekspertizë në fusha të caktuara të mësimdhënies, menaxhimit dhe risive të viteve të fundit.
Direktivat
Sipas mësuesve, por edhe drejtuesve të institucioneve arsimore, kualifikimi në këtë rast bëhet me pagesë, pra duhet të paguhet nga vetë mësuesit dhe jo institucioni. Në raste të veçanta, konferencat apo trajnimet organizohen nga institucioni në bashkëpunim me subjekte të tjerë, OJF, fondacione, struktura të caktuara, por në mbi 70 për qind të rasteve arsimtarët i paguajnë vetë trajnimet. Madje ata janë të udhëzuar për t?i ndjekur këto kurse në fraksione të caktuara, në subjekte të caktuara, njësoj siç ndodhi vite më parë me infermierët që punonin në spitale. Ata u udhëzuan që të ndiqnin studimet në një institucion të caktuar universitar.
Për vite me radhë, mësuesit kanë krijuar traditën e kurseve private pasdite, me para, me nxënësit të cilëve u japin mësim paradite në shkollat publike. Tani janë mësuesit ata që duhet të bëjnë kurse private.
Pikëzimi
Në bazë të pikëzimit të studimeve universitare, diplomës, përvojës në punë, kualifikimeve pasuniversitare, gjuha e huaj por edhe njohja e programeve apo sektorëve të tjerë mbështetës, bëhet edhe vlerësimi i mësuesve me pagë.
Në bazë të pozicionit, orëve të mësimit por edhe orëve shtesë, si organizime për aktivitete të shkollës, aktivitete me nxënësit bëhet edhe llogaritja e pagesave për secilin mësues.
Edhe trajnimet, njësoj si në shëndetësi edhe në arsim, marrin vlerë për mësuesit. Në bazën e të dhënave të pikëzimeve, secili mësues rrit "aksionet" e tij dhe vlerësimin qoftë moral ashtu edhe material.
Kurset e nxënësve - Dhjetë vitet e fundit, kurset private që mësuesit u bëjnë nxënësve janë bërë moda e asimilimit të dijeve. Këto kurse kushtojnë 10-15 mijë lekë ora
Pagesa - Sipas mësuesve, por edhe drejtuesve të institucioneve arsimore, kualifikimi në këtë rast bëhet me pagesë, pra duhet të paguhet nga vetë mësuesit dhe jo institucioni
Udhëzimet - Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mësuesit duhet të jenë në trajnim dhe në zhvillim të dijeve dhe njohurive të tyre. kërkohet prej tyre edhe gjuha e huaj



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rreziqet që i kanosen botës/ Vendet e pasura duhet të shpërndajnë vaksin...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Covid kërcënon botën, ambasador shqiptar në Kinë: Kush do ta besonte sot se...

Anulohet protesta/ Flet kreu i sindikatës së mjekëve: Premtimi për rritje page veç fjalë

Covid/ 17 raste në Elbasan, infektohet financierja e bashkisë, dy bankiere dhe një mësuese
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

