Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Gërdeci”, Gjykata e Lartë pushon çështjen, Mediu kërkon vazhdimin e procesit

Gjykata e Lartë ka vendosur të pushojë çështjen ndaj ministrit Fatmir Mediu, i cili u akuzua nga të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit për plagosje nga pakujdesia. Në argumentin e saj, Gjykata u shpreh se padia e bërë nga familjarët e viktimave të Gërdecit nuk qëndron pasi vepra penale është e amnistuar. Por mbrojtësit ligjorë të Fatmir Mediut, nuk pranuan vendimin e Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes dhe kërkuan vazhdimin e procesit.

Në një deklaratë për mediat, avokatët theksuan se do të shfrytëzojnë çdo mjet ligjor për të mundësuar shqyrtimin përfundimtar të kësaj çështje. “Z. Mediu dhe mbrojtësit e tij kanë bërë të gjitha përpjekjet dhe kanë përdorur të gjitha mjetet ligjore që ky shqyrtim të përfundonte shumë kohë më përpara edhe pse ka thuajse 2 vjet si proces. I bindur tërësisht në mungesën e përgjegjësisë penale dhe qenien i pafajshëm për çdo vepër të tillë, z. Mediu dhe mbrojtësit e tij ligjor do të shfrytëzojnë çdo mjet ligjor për të mundësuar shqyrtimin përfundimtar të kësaj çështje, duke shpresuar se përdorimi i ulët politik i kësaj çështje do të marrë fund një ditë”,- thuhet në deklaratë.

Fatmir Mediu u akuzua nga të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit se ka kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij në cilësinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes. Ministri aktual i Mjedisit, Fatmir Mediu përfitoi nga amnistia e miratuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 Edi Rama në Twitter: Vendimi, një tjetër hallkë të turpshme

Menjëherë pas publikimit të vendimit ka reaguar kryesocialisti Edi Rama, i cili e ka cilësuar si një tjetër hallkë të turpshme, në zinxhirin që tërheq Shqipërinë zvarrë drejt rrënimit të mëtejshëm. “Si për ironi të fatit çështja e Gërdecit pushohet në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut!”,-shkruan Rama në faqen e tij zyrtare në Twitter.

10 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore