Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Elbasan, 68-vjeçari pëson infarkt nga i ftohti

I ftohti mendohet të jetë bërë shkak për vdekjen e një 68-vjeçari nga Elbasani. Sipas policisë lokale, Rauf Pepa, 68 vjeç është gjetur pa ndjenja, i shtrirë në trotuar në lagjen "11 nëntori".

Kanë qenë kalimtarë të rastit që janë përpjekur ti japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar me urgjencë për në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, por me gjithë përpjekjet e personelit mjekësor, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Paraprakisht policia ka deklaruar  se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak në zemër, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga temperaturat e ulëta.

10 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore