Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Berisha: Rritja e dhunës në familje, sirenë alarmi

Pak pas publikimit të lajmit që një grua nga Orikumi, 6-muajshe shtatzënë u masakrua nga i shoqi brenda në shtëpi, Kryeministri Sali Berisha gjatë punimeve të konferencës kombëtare kundër dhunës në familje, e konsideroi tepër shqetësuese shtimin e numrit të vrasjeve të grave në vendin tonë. Ai theksoi se statistikat në rritje duhet të shërbejnë si një sirenë alarmi.

“Dhuna ndaj grave është dhunuesi absolut më i madh mbi liritë dhe të drejtat njerëzore. Kjo dhunë është multidimensionale, ka shumë faqe, fytyra. Bazohet në stereotipin e trashëguar nga shekuj. Kjo dhunë që ndodh sot absolutisht nuk ka ekzistuar në shoqërinë shqiptare, as në kohërat më të shkuara, ka pasur një kod qëndrimi ndaj gruas, ndaj vajzës.Nuk mund të ketë paqe sociale, pa paqe familjare, nuk mund të ketë edukim të fëmijëve në një terror familjar, që ata e përjetojnë periodikisht”,- u shpreh Berisha.

Shefi i qeverisë shqiptare kërkoi që komunitetet lokale të përcaktojnë familjet me probleme, për të parandaluar ngjarje tragjike. “Duhet një promovim shumë më i madh mediatik, një fushatë kundër dhunës. Mekanizmat ligjore që të bëjmë përgjegjës autorët e kësaj dhune janë të  domosdoshme. Komunitetet lokale duhet të përcaktojnë familjet me risqe të larta pasi disa nga këto ngjarje tragjike janë të paralajmëruara. Të bëjnë gjithçka për një përgjigje sa më të vendosur kundër këtij fenomeni që po vjen në rritje. Kjo duhet të jetë një sirenë e fuqishme alarmi”,- nënvizoi kryeministri.

10 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore