Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Berisha pret Haradinajn: Shtetësia për gjithë shqiptarët kudo që janë, ndihmon në stabilitetin e Ballkanit

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se vendimi i tij për dhënien e shtetësisë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nuk destabilizon rajonin, por përkundrazi prodhon stabilitet në Ballkan. Gjatë konferencës së përbashkët me shtyp që ka pasur me ish-kryeministrin e Kosovës, njëkohësisht lider i AAK-së, Ramush Hardinaj, Berisha ka deklaruar se vendimi do të merret brenda javës nga qeveria.

“Qëllimet e mia ndaj shtetësisë për shqiptarët kudo që janë, jam i bindur që kontribuojnë më shumë në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Nga ana tjetër këto qëndrime janë adaptuar nga disa vende të BE. Maqedonasit nuk kanë probleme për zgjedhje identiteti apo rivalitet identiteti me shqiptarët. Bullgaria mike u jep shtetësi atyre qytetarëve që duan të marrin shtetësi bullgare. Nuk e ka bërë këtë në mënyrë absolute as për pretendim territorial ndaj Maqedonisë, përkundrazi”,- u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se historia nuk duhet mohuar dhe se  shqiptarë janë të gjithë, edhe ata që jetojnë në diasporë. “Sapo unë u deklarova për shtetësinë shqiptare të të gjithë shqiptarëve kudo që janë, u përballa jo vetëm me reagimin e albanofobeve, por edhe të mediave shqiptare, të cilave do t’iu kujtoj lexoni dekretin e ish- presidentit Berisha të vitit 1992. Fjalë për fjalë, kisha riprodhuar dekretin pikë për pikë në deklaratën time. Në atë kohë nuk kishte reagim. Duhet të kuptoni se shqiptarë janë të gjithë, edhe ata të diasporës. Historia nuk duhet mohuar. Lexoni aktin e Pavarësisë. 18 delegatë ka pasur Kosova, të vetët i pasur edhe Maqedonia”,-vijoi kryeministri. Berisha e ka cilësuar si një ngjarje të rëndësishme për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë vizitën e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Tiranë. Sipas tij, Haradinaj i bëri shqiptarët kryelartë, duke iu nënshtruar drejtësisë e cila, vendosi pafajësinë, pa pranuar ndikime e interesa të asnjë lloji përpos drejtësisë.

Ndërsa ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj se është në të drejtë të shqiptarëve të marrin shtetësinë e vendit mëmë. Ai ka deklaruar se partia e tij, si forcë politike e qendrës së djathtë, ka partneritet me Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ramush Hardinaj ka ardhur në Shqipëri pas ftesës zyrtare të kryeministrit Sali Berisha. Ai pritet të zhvillojë takime me presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës, Edi Rama. Ish-kryeministri Haradinaj do të mbajë edhe një fjalim përpara deputetëve të Parlamentit shqiptar. Ai është i shoqëruar nga një delegacion i gjerë, si dhe me nënkryetarët dhe udhëheqësit e tjerë të AAK-së.

10 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore