Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Athina insiston për naftën në detin Jon. Ekspertët depozitojnë studimin te Samaras

GREQIA

Raport sekret për naftën në detin Jon dhe Egje

Kriza greke kërkon të gjejë shpëtimin tek “ari i zi”. Një studim sekret i hartuar nga tre ekspertët e fushës Ilias Konofago, Antoni Foscolo dhe Nikos Ligeros tregon se mund të ketë sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi në jug të Kretës. Mediat greke shkruajnë se studimi i kryer nga tre specialistët bën të ditur se nga depozitat e gazit natyror në jug të Kretës, përfitimet mund të arrijnë 1.3 trilionë dollarë amerikanë. Sipas një raporti 20-faqesh që Kryeministri grek ka në skrivaninë e tij, del se depozitat e gazit natyror në jug të Kretës, mund të kapin shifrat nga 270 miliardë dollarë deri në 1.3 trilionë dollarë. Qeveria e Kryeministrit Antonis Samaras vlerëson se me këtë projekt, vendi do të mund të dalë nga kolapsi dhe kërkohet që çështjet e hapura me shtetet fqinje për delimitimin e zonave detare të mbyllen sa më shpejt për të krijuar një klimë të përshtatshme politike dhe ekonomike. Athina zyrtare nuk heq dorë nga mundësia për të kërkuar naftë dhe gaz në ujërat e saj, por edhe në detin Jon, si një mënyrë për të dalë nga kriza ekonomike ku është zhytur vendi. Sipas sitit “enikos.gr”, burimet e Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimin e Klimës pohojnë se ky dikaster ka filluar një proces sistematik për kërkimin, vlerësimin dhe identifikimin e mundshëm të hidrokarbureve në vend, me të dhënat e sondazheve sizmike në zonën e detit të gjerë. Siç është bërë e njohur nga sondazhet sizmike në jug, në zonën e detit të Kretës dhe detit Jon, kohët e fundit nga kompania norvegjeze “Petroleum Geo Sherbime” (PGS) nisi kërkimet konkrete. Hulumtimi u krye në fund të tetorit dhe do të shërbejë për përpunimin e të dhënave që dalin prej tyre dhe në tenderin për zonat e koncesionit (i ashtuquajtur “toka”) për eksplorim dhe shpim. Vlerësimet e udhëheqjes së mëparshme politike të Ministrisë së Mjedisit saktësojnë se “qëllimi është realist, ku gjatë 15-20 viteve të mbulohet nga burime të brendshme të Hidrokarbureve 30% e nevojave të vendit. Në fjalë të tjera, për të zëvendësuar 30%, të gati 12 miliardëve të shpenzuar për naftën që importon çdo vit Greqia”. Konsiderata të njëjta kanë raportuar se në depozitat në zonat Patraikos Bay, Katakolon dhe Janinë kanë nisur kërkimet për të tejkaluar 250 milionë fuçi nafte ekuivalent, që do të thotë se të ardhurat nga shfrytëzimi do të arrijnë 10 miliardë në një afat 20-30 vjet. Çdo gjë është përgatitur dhe po ecën me ritmin e duhur, njoftojnë mediat greke duke cituar një studim, ku theksohet se mundësia për të gjetur naftë nga kërkimet në jug të Kretës dhe në detin Jon është mbi 80%. Vendburimet e naftës dhe të gazit natyror janë bërë shkak për hapjen e debatit mes Shqipërisë dhe Greqisë për caktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Pakti detar i firmosur gjatë qeverisjes Berisha dhe Karamanlis, nga dy ministrat e Jashtëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, si antikushtetues. Pala greke ndërkohë po e zbaton një pakt të tillë, duke i kërkuar shtetit shqiptar zbatimin e konventave ndërkombëtare. Pakti rrëzuar ka sjellë përplasje mes dy shteteve fqinje. Palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e kompromisit për shuarjen e përplasjeve, të cilat duket se do të jenë jetë “patate e nxehtë” e qeverisjes së re që do të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri.

 

Konsideratat e njëjta kanë raportuar se depozitat në zonat Patraikos Bay, Katakolon dhe Janinë kanë nisur kërkimet për të tejkaluar 250 milionë fuçi naftë ekuivalent

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore