“Meshari”, në Tiranë deri më 5 dhjetor

Shtyhet afati 

Radhë njerëzish ka pasur edhe në shkallët e Bibliotekës Kombëtare, ndonëse shumë më pak se te muzeu. Ata që ende nuk e kishin parë “Mesharin” e Gjon Buzukut, përfituan nga rasti të shuanin kureshtjen. Pas pesë shekujsh, libri i parë i shkruar në shqip, më 1555, erdhi në Tiranë nga arkivat e Vatikanit për 100-vjetorin e Pavarësisë. Shumë vizitorë ka pasur edhe në këtë rast, vetëm dje rreth 3000 veta, ndonëse të pakrahasueshëm me ata që duan të shohin armët e Skënderbeut. Dje, duhet të ishte dita e fundit e ekspozimit, por në hyrje të Bibliotekës Kombëtare ishte ngjitur një njoftim që tregonte se “Meshari” do të qëndrojë deri më 5 dhjetor.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.