Rajon, invalidët ankohen: Vuajmë për të njëjtat probleme

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, platformë për punësim, arsim dhe përfaqësim

Lorina Mixha

Shumica e personave me aftësi të kufizuar, kryesisht të verbër, në rajon, kanë akses të kufizuar në punësim. Ata vuajnë nga qëndrimet negative për grupin e personave të verbër dhe ata ndajnë pothuajse të njëjtat paragjykime në lidhje me prejardhjen shoqërore, kulturore dhe nga ana tjetër, kanë më pak instrumente sesa personat me shikim normal.

Personat me atësi të kufizuar janë bashkuar në një iniciativë të përbashkët, me mbështetjen e Komisionit Europian, me synim fuqizimin e të verbërve në rajonin e Ballkanit Perëndimor për kapërcimin e sfidave sociale, ekonomike, kulturore e etnike me të cilat ata ndeshen. Kjo ndërmarrje e përbashkët është mbështetur në praktikat europiane të komunikimit, ku konsultimi dhe bashkimi i burimeve mes kolegëve aplikohen në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas përfaqësisë së aftësisë së kufizuar shqiptare, ky koordinim rajonal është i rëndësishëm veçanërisht në hedhjen dritë mbi boshllëqet operacionale dhe përfaqësimin e vështirë të personave me aftësi të kufizuar, të cilat kanë ndikim mbi vetë organizatat përfaqësuese të tyre.

Disa nga burimet kryesore mbi të cilat shoqatat e të verbërve në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë ndërtuar ekspertizat lokale janë: arsimimi, punësimi dhe përfaqësimi, që janë formuar fillimisht nga vetë personat e verbër.

Koordinimi ndërmjet shoqatave të të verbërve të rajonit të Ballkanit Perëndimor ka mundësuar një qasje gjithëpërfshirëse ndërkulturore, për të trajtuar problemet, nevojat dhe kufizimet e këtij grupi social, duke mundësuar krijimin e një marrëdhënie funksionale në të gjitha nivelet për të gjitha çështjet e një rëndësie të veçantë për personat e verbër në rajon si: edukim, përfaqësim dhe punësim; përmirësimin e aksesit në informacion përmes librave në braille dhe atyre në audio dhe përmes pajisjeve tifloteknike.

Komunitetet e të verbërve përmes kësaj iniciative të përbashkët janë përqendruar në bashkëpunimin e tyre me organizata të tjera të shoqërisë civile, institucioneve përgjegjëse shtetërore, donatorëve me qëllim të uljes së diskriminimit në fushën e arsimit, punësimit dhe përfaqësimit për personat e verbër në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Platforma e komunikimit ka synuar dhe ndërgjegjësimin e aktorëve kryesorë shtetërorë në lidhje me gjendjen e të verbërve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Bashkëpunimi

Konsiston në: edukim, përfaqësim dhe punësim; përmirësimin e aksesit në informacion përmes librave në braille dhe atyre në audio dhe përmes pajisjeve tifloteknike.

 









Comments are closed.