Prokuroria e Përgjithshme: Do ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, nëse shkarkohet Ina Rama

Pavarësisht qëndrimit të prerë të Presidentit Bujar Nishani për shkarkimin e numrit një të akuzës shqiptare, Prokuroria e Përgjithshme pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim të çështjes që lidhet me përfundimin e mandatit të kreut aktual të këtij institucioni.

Burime pranë organit kryesor të akuzës kanë bërë të ditur për mediat se nisma do të ndërmerret vetëm në momentin kur Presidenti Nishani do të firmosë dekretin për shkarkimin e Ina Ramës. Edhe pse ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi dhe deputetë të mazhorancës kanë deklaruar se duke nisur nga dita e sotme vendi i kryeprokurores është vakant, Ina Rama është paraqitur sot në zyrën e saj duke ushtruar normalisht funksionet e saj kushtetuese.

Ditën e martë, kreu i shtetit zhvilloi takime me përfaqësuesit e partive parlamentare për të diskutuar rreth kandidatëve të mundshëm për kreun e ri të akuzës. Kjo shënoi dhe përplasjen e parë të presidentit Nishani me Partinë Socialiste, e cila nënvizoi se ligji nuk mund të ketë fuqi prapa vepruese dhe se mandati i Ina Ramës përfundon në 23 maj të 2013-ës.

23 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 









1 Comment
  1. geni says

    Te ike vajza se boll lozi, sa per gjykate si popull kemi baza themi menjehere vdiq mbreti rrofte i riu. Shpresojme qe i riu te jete sa me profesional.

Comments are closed.