“Ndihma për Norvegjinë”, ironia e Afrikës (video)

“Dhuroni stufa elektrike për fëmijët norvegjezë që rrezikojnë të vdesin nga i ftohti”. Me këtë slogan shumë ironik, një grup studentësh afrikanë të drejtuar nga raperi Brezzy V kanë nisur një fushatë për mbledhjen e ndihmave për kaloriferë, të titulluar  “Africa for Norway”.

Spoti është hedhur në YouTube dhe në sfond dëgjohet kënga e kompozuar enkas nga Wathiq Hoosain, i cili në mënyrë satirike kujton këngën ”We are the World” të Michael Jackson e Lionel Richie, të vitit 1985. Në video shfaqen nga njëra anë afrikanë të gëzuar që dhurojnë stufa dhe nga ana tjetër norvegjezë që dridhen nga stuhitë e dëborës. Mesazhi ka një qëllim serioz: sensibilizimin e botës për kushtet reale dhe nevojat e kontinentit të tyre.

“Imagjinoni  sikur  të gjithë afrikanët të kenë parë  ‘Africa for Norway’ dhe të mos kenë asnjë informacion tjetër për Norvegjinë. Çfarë do të mendonin? E çfarë mendoni ju kur flitet për Afrikën? Uri, varfëri, kriminalitet apo SIDA?,-shkruhet në portalin www.africafornorway.no .

Studentët kërkojnë  një  informacion të respektueshëm për ta dhe mbledhja e fondeve apo ndihmave për Afrikën të mos bazohen mbi stereotipa, por mbi nevojat reale.

Videoja e plotë:

http://www.youtube.com/watch?v=DgnYFNpVwKE

22 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. Fatlumi says

    Kane shume te drejte! Historia, mendiat, qeverite apo çdo gje tjeter na kane dhene imazhin e Afrikes si te nje vendi qe veç vuan. Afrika barazohet me semundje, varferi, uri, SIDA. Une nuk po them se keto nuk jane probleme te Afrikes. Patjeter qe i ka keto probleme por gjithsesi duhet te jemi te kujdesshem te mos nxjerrim imazhin e afrikaneve veç si varfanjake. Ato jane njerez si gjithe te tjeret e kane shume e shume gjera per te treguar. Art, kulture,histori…

Comments are closed.