Studimi, gratë preferojnë “peshkopët”

Gratë amerikane gjithmonë e më shumë po pëlqejnë meshkujt “peshkop”. Ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në Evolution & Human, i cili ka hedhur poshtë teorinë e deri më tanishme se femrat pëlqenin meshkujt me muskuj.

Studimi është realizuar nga Universiteti i Kolorados dhe ai i Nju Meksiko. Një kampion prej 66 femrash me moshë mesatare 21 vjeç, u është kërkuar të zgjidhnin mashkullin që preferonin duke u bazuar në tre parametra: inteligjenca, bukuria dhe format trupore. Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se femrat preferonin meshkujt inteligjent për marrëdhënie afatgjata dhe të ashtuquajturit “hamshor” vetëm për marrëdhënie të afatshkurtra.

21 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. ervin says

    kriza…

Comments are closed.