Arabi Saudite, 50-vjeçari martohet me një studente, mësuesen dhe drejtoreshën e një liceu

Një burrë për tre gra. Asgjë e pazakontë për Arabinë Saudite ku poligamia është një fenomen mjaft i përhapur, nëse gratë në fjalë nuk do të ishin njëra nxënëse liceu, tjetra mësuesja e saj dhe e treta, drejtoresha e shkollës.

Kjo është historia e një 50-vjeçari, banues i provincës Jazan, në jug të vendit. Lajmi është publikuar gati nga të gjitha gazetat arabe. Megjithatë gratë nuk duken të shqetësuar nga ky fakt. Mësuesja ka deklaruar për shtypin se ka marrëdhënie të mira me dy gratë e tjera të bashkëshortit të saj.

21 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.