Të gjithë të çmendur për zumbën

Kjo formë e fitnesit, e shpikur nga një balerin kolumbian, sot është përhapur në më shumë se 110 mijë qendra në 125 vende dhe numëron më shumë se 12 milionë njerëz të pasionuar pas saj. Shumë popullor në SHBA dhe Amerikën Latine, prej disa vitesh ka pushtuar edhe kontinentin e vjetër

Fenomeni që ka pushtuar Europën

Merr një melodi ekzotike, një kostum sportiv me ngjyra të shndritshme, lëvizjet aerobike, përzieji të gjitha bashkë dhe do të përfitosh zumbën. Përkundrazi Zumba Fitness, por vetëm për fitnes që nuk bëhet fjalë. “Më shumë se gjimnastikë, është një filozofi jete. Nuk u imponojmë kurrë atyre që bëjnë zumba të ndjekin lëvizjet në mënyrë precize. Gjithsecili është i lirë të shprehet ashtu si do. Qëllimi ynë është të përfshijmë mendjen dhe trupin në një të vetme: duke kërcyer”, shpjegon Beto Perez, balerini kolumbian, krijuesi i këtij kërcimi, fenomen i momentit.

Zumba Fitness është e përhapur sot në më shumë se 110 mijë qendra, në 125 vende në botë dhe numëron më shumë se 12 milionë të pasionuar. Shifra vërtet marramendëse për një lloj stërvitjeje që ka dalë nga vitet ‘90-të deri më sot, duke u përhapur në këtë mënyrë për shkak të lehtësisë së ushtrimeve të përshtatshme edhe për fëmijët e 70-vjeçarët. Për më tepër, duke synuar tek efikasiteti: rezultatet te fiziku. “Kam parë persona të bien 20-30 kilogramë brenda pak muajve. Nga anët e mia, në Utah, ka shumë obezë dhe të kuptosh se mund të dobësohesh duke u argëtuar ka qenë për ta një zgjidhje e shkëlqyer”, shpjegon Kass Martin, një prej instruktoreve më të njohura të kësaj forme fitnesi. Në SHBA, fenomeni i zumbës nisi të përhapej në Majami, qytet që bashkëjetesën mes fitnesit dhe argëtimit e ka shndërruar në një strategji komunikimi, ndërsa në Europë ka nisur të përhapet pesë vitet e fundit. Demonstrimi praktik u bë në Londër pak javë më parë me rastin e “Zumba Instructor Conference”, që i bëri të pasionuarit të takojnë krijuesin Perez, i cili u prit si një yll dhe instruktoret diva të këtij sporti si Gina Grant, Maria Browning e Tanya Beardsley, të admiruara vetëm në DVD dhe foto. Marci Shimoff, autore e bestseller “Happy for no reason” dhe “Love for no reason”, tregoi se si zumba i ka ndryshuar jetën për mirë. Instruktorja e famshme Gina Grant, me katër fëmijë dhe një fizik prej adoleshenteje, tregon se si mund të përfshijmë fëmijët në “Zumbatomic”, duke i nxitur të bëjnë aerobi pa u mërzitur aspak. Në internet, videot me kërcimet e zumbas janë shumë të pëlqyera, ndërsa qendrat e licencuara për ushtrimin e saj janë pothuajse gjithnjë plot. Me pak fjalë, të gjithë të çmendur për zumbën, edhe pse ky fenomen përfshin më shumë gratë se sa burrat. “Rreth 70 për qind e atyre që bëjnë zumba janë gra dhe kjo sepse ato janë më të ndjeshme për trupin e tyre. Femrat kanë më shumë dëshirë se meshkujt të shprehen, të tregojnë trupin dhe ndjenjat”, tregon Perez. Nga ana tjetër, kanë qenë pikërisht gratë që i kanë kërkuar Perez-it të krijojë zumbën, në fillim të viteve ‘90. Në atë periudhë, instruktori kolumbian ishte një 17-vjeçar që siguronte pagën, duke dhënë leksione aerobie në një palestër. Një ditë harroi në shtëpi kasetën “dance” dhe vendosi gjithsesi të japë mësim, duke përdorur si muzikë në sfond salsën. “Ishte një sukses i vërtetë. Në fund të gjithë më kërkuan që të vazhdoj të bëj aerobi me këngë latino-amerikane. Deri në atë moment, kufiri mes kërcimit dhe gjimnastikës ishte i ndarë. Ne nisëm t’i përziejmë të dyja së bashku”, thotë ai. Sot zumba është një “sport” me shumë disiplina: ekziston Zumbatomic, për fëmijët, Aqua Zumba, në ujë, Zumba Gold, për mbi 60-vjeçarët dhe Zumba Sentao, për ata që punojnë shumë dhe stërviten në tavolinën e zyrës. Cumbia, salsa, merenge, mambo, flamengo, chachacha dhe regaton janë disa nga kolonat zanore që shoqërojnë lëvizjet e “popullit zumba”, të bashkuar si një familje e çuditshme, me zakone dhe lëvizje, sipas kënaqësisë së gjithsecilit, për t’i bërë sa më origjinale. Përveç të tjerave, Zumba ka efekte pozitive edhe nga pikëpamja shëndetësore: sepse bëhet fjalë për një aktivitet që të lejon të humbasësh deri në 1000 kalori.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.