Sy më sy me luaneshën (Video)

Nuk ndodh çdo ditë që të ndeshesh fytyrë më fytyrë me një luan të vërtetë, por pikërisht kjo i ka ndodhur një vajze të vogël teksa po pozonte për një fotot në një kopsht zoologjik në Francë.

Një vajzë e këndshme bionde, ishte pozicionuar pranë vendqëndrimit të luanëve, i izoluar nga një xham i trashë dhe tërësisht transparent, duke pritur që prindërit t’i bënin një foto kujtim me kafshët në sfond, kur njëri prej luanëve, mesa duket vendosi të ndante foton bashkë me vogëlushen dhe u farua shumë pranë saj.

Një video e shkurtër e kapur prej prindërve të vajzës, tregon tmerrin që përjeton 8-vjeçarja kur për një moment zbulon luaneshën që ishte fare ngjitur me të (përtej xhamit) duke e parë drejt e në sy.

Vajza largohet me të shpejt duke lënë luaneshën që vijonte ta shihte me vëmendje dhe me një pamje më tepër kureshtare sesa të frikshme, teksa largohej.

8 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.