Kinë, fotoja e dasmës pas 88 vitesh martesë

Në 1924, kur ata janë martuar, në Nanchong nuk ekzistonin studiot fotografike. Të kishe një album fotografik si dëshmia më e bukur e ditës së martesës në provincën kineze të Sichuan në atë kohë ishte fare e pamundur.

Por, Wu Congham dhe We Songshi, respektivisht 101 dhe 103 vjeç, nuk kanë dashur ta humbasin këtë rast dhe kanë vendosur që pas plot 88 vitesh martesë së bashku, të pranonin të pozonin të veshur si nuse dhe dhëndër për një shërbim fotografik të ofruar nga një laborator lokal.

8 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.