Kenia, i quan binjakët Barack e Mitt, për nder të Obama e Romney

Një grua nga Kenia, e cila lindi binjakë dje, pikërisht në ditën kur Barack Obama u rizgjodh president i SHBA-ve në një garë të ngushtë me republikanin Mitt Romney i ka quajtur fëmijët e saj Mitt dhe Barack, pikërisht me emrin e presidentit amerikan dhe të rivalit të tij republikan, Mitt Romney.

Millicent Owuor, 20 vjeçe, jeton në juglindje të Kenias dhe i lindi binjakët në një spital të Kenias Perëndimore, në afërsi të fshatit Kogelo, vendi i origjinës së presidentit Obama ku jetojnë edhe paraardhësit e tij, të cilët ndërkohë festonin për fitoren e presidentit.

“E quajta djalin e parë Barack dhe të dytin Mitt”, – ka rrëfyer gruaja e re për ‘Reuters’. Më pas Aao pozoi para fotografëve, duke i mbajtur në duar binjakët e sapolindur.
Babai i Barack Obama ka lindur në Kenia dhe Sarah Obama, gruaja e tretë e gjyshit të presidentit të SHBA, e cila është 90 vjeçe, jeton ende në fshatin Kogelo, në Kenia.
8 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. gazmir says

    Do jetojn më shumë dhe më mirë

Comments are closed.