Shërbim më cilësor për abonentët e Digitalb Satelit

Eutelsat

Ka përfunduar me sukses përditësimi i programimit të ri për abonentët e Digitalb Satelit, që zotërojnë dekoderin HD Kaon. Prej vitesh, tashmë Digitalb bashkëpunon me operatorin satelitor Eutelsat, lider në Europë, njëkohësisht edhe ndër tre operatorët kryesorë në botë për sigurimin e shërbimeve satelitore. Sot, satelitët e Eutelsat transmetojnë në 4.400 kanale televizive dhe 1.100 stacione radiofonike në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Satelitët e Eutelsatit ofrojnë shërbime të rëndësishme për kompanitë dhe operatorët e telekomunikacionit në më shumë se 150 shtete. Gjithashtu po kontribuon në hapjen e mundësive të reja për vendet që janë jashtë rrjeteve tokësore, si dhe në përmirësimin e internetit.

Më shumë se 850 kompani dhe operatorë telefonikë nëpër botë kanë zgjedhur satelitët e Eutelsat për të punuar, apo për të mbështetur rrjetet e tyre.

Shërbimet e telefonisë së lëvizshme të Eutelsat plotësojnë rrjetet celulare, duke siguruar zgjidhje profesionale për nevoja specifike të sektorëve, përfshirë edhe sektorin detar.

Me 29 satelitët e tij, grupi Eutelsat arrin të mbulojë 2/3 e popullsisë botërore, nga bregu lindor i Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut, Europa, Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Të gjitha transmetimet e satelitëve Eutelsat kanë standardet dhe parametrat e duhur për të garantuar kushte me cilësi të lartë dhe sigurinë e të gjithë sistemit. Me një eksperiencë prej më shumë se 25 vitesh në tregun e komunikimeve satelitore, Eutelsat mund të krenohet me burimin unik njerëzor të aftësive të stafit të tij, në dispozion të kërkesave të klientëve nga mbarë bota.

Eutelsat ka tri qendra kryesore kontrolli për satelitët dhe trafikun e tyre:

1. Qendra e Kontrollit Satelitor, prej nga kontrollohen dhe monitorohen satelitët.

2. Qendra e Kontrollit të Sistemit të Komunikimeve, e cila monitoron të gjitha shërbimet e transmetuara nga satelitët.

3. Platforma Multimediale Eutelsat, e cila monitoron trafikun e internetit.

Grupi është i vendosur në Paris, me një staf prej 750 personash, të cilët përfaqësojnë 30 shtete të botës. Satelitët e Eutelsat e kanë ngritur reputacionin, duke ofruar pozicione orbitale plotësisht të sigurta, duke treguar njohuri të shkëlqyera për çdo treg rajonal që mbulon me satelitët e tij dhe njëkohësisht, duke punësuar personel të kualifikuar me aftësi të larta në fushat që ata përfaqësojnë.

Risia më e fundit e Flotës së Satelitëve Eutelsat do të jetë lançimi i një sateliti tjetër, pas vetëm pak ditësh, me qëllim përmirësimin e sinjalit të kanaleve televizive dhe internetit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. Bardhyl Qirjaku says

    A do te mbulohet nga ky sherbim Bregu Lindor Amerikan, USA dhe Kanada ?
    Ju faleminderit !

Comments are closed.