Ministri azer, vizitë “sekrete” në Porto Romamo

Interesi

Ishte paralajmëruar nga ambasadori i Azerbajxhanit në Tiranë, për vizitën “e madhe” të ministrit për Zhvillimin Ekonomik, Shahin Mustajev, por nuk pritej që dita e parë të parashikonte axhendë tërësisht personale. “Shqip” mëson se ministri azer, më i rëndësishmi në shtetin e pasur me gaz, drejtuar nga Alievi, zhvilloi dje një vizitë në Porto Romano, afër Durrësit, zonë e njohur për depozitat e naftës dhe gazit. Me vendim qeverie, Porto Romano është e vetmja zonë (bashkë me Petroliferën në Vlorë) ku anijet mund të shkarkojnë naftë dhe gaz, dhe ku mund të ngrihen depozita e magazina për karburantet. Në këtë zonë pritet të ndërtohet një rafineri për naftën, sikurse në plan ishte ndërtimi i TEC-it me qymyr. Ministri azer shoqërohej nga zv/ministri shqiptar për Ekonominë dhe Energjetikën, Sokol Dervishaj, por, pavarësisht kësaj, nga ministria nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar rreth qëllimit të vizitës.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.