Zbulohet balena më e rrallë në botë

Nuk ishte identifikuar asnjëherë një ekzemplar i plotë i këtij lloji: deri më tani ishin gjetur vetëm disa mbetje të shkëputura prej saj

Balena më e rrallë në botë, e cila kishte mbetur mister për shkencëtarët për më shumë se 100 vjet është zbuluar për herë të parë e plotë.

Balena me gjatësi 5 metra është arritur të shihet e plotë pasi dy specie të tilla u gjetën të ngordhura në plazhet e Zelandës së Re dhe përbëjnë dëshminë e parë t ë plotë për shkencëtarët se specia e rrallë ekziston ende, raporton revista ‘Current Biology’.

“Në 140 vjet, shenjat e vetme të ekzistencës lidhur me këtë specie ishin disa pjesë të kockave të tyre të gjetura në plazhet e Kilit dhe të Zelandës së re”,  pohon Rochelle Constantine, nga Universiteti i Auckland.

Zbulimi në fakt është bërë dy vjet më parë, por vetëm tani, në sajë të analizave të hollësishme të ADN është arritur të bëhet një lidhje e plotë me specien e rrallë të balenës, e cila dallohet për praninë  enjë sqepi dhe mendohej se ishte zhdukur disa dekada më parë.

6 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. Amar says

    shum e quditshme

Comments are closed.