Lamtumirë Shard, gradaçeli më i lartë në Europë do të jetë rus

Kanë kaluar rreth 4 muaj nga inaugurimi i gradaçelit më të lartë në Europë, Shard i Londrës, i projektuar nga italiani Renzo Piano.

Ndërtesa është 310 metra e lartë dhe mendohej se do ishte më e larta në Kontinentin e Vjetër. Por mesa duket, titulli do të kalojë në Moskë, ku po ndërtohet Mercury City Tower, që pritet të kalojë çdo rekord.

Gradaçeli, që është ende në ndërtim, mendohet se do të jetë rreth 338 metra i lartë. Godina ka nisur të ndërtohet në vitin 2005 dhe pritet të përfundojë brenda këtij viti.

6 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.