Zbulohet varri i princeshës egjiptiane, 4500 vjet pas vdekjes

Varri i një princeshe që mendohet të ketë vdekur rreth 2500 vjet përpara Krishtit është zbuluar së fundmi në Kajro, ka bërë të ditur qeveria e Egjiptit.

Zbulimi i pazakontë është bërë në rajonin Abu Sir, në jug të Kajros nga një skuadër arkeologësh çekë. Sipas të dhënave të qeverisë egjiptiane, bëhet e ditur se është zbuluar paradhoma e varrit të lashtë të princeshës Shert Nebti, e cila përbëhet nga 4 shtylla të larta (sarkofag), të përbëra nga gurë gëlqerorë, në të cilat janë gdhendur imazhe njerëzore.

Shtyllat përbëhen nga hieroglifë të shumtë që përshkruajnë emrin e personit të varrosur, pra ermin e princeshës, Shert Nebti për të cilën sqarohet se është e bija e Men Salbo. Sipas ministrit të antikitetit në Egjipt, Mohamed Ibrahim, zbulimi i bërë nga një skuadër arkeologësh çekë të Universitetit të Pragës shënon fillimin e një epoke të re në historinë e varreve në Abu Sir dhe Saqqara, në Egjipt.

3 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.