Nëse hani peshk dy herë në javë, parandaloni goditjet cerebrale

Peshku i vajosur, p.sh salmoni, është shumë efikas për të parandaluar iktusin, ndërsa suplementet shtesë si Omega 3 nuk kanë asnjë efekt

Sipas një studimi të fundit, të publikuar në ‘British Medical Journal’, është konsumimi i peshkut të ashtuquajtur ‘jeshil’ si salmoni, sardelet etj., të cilat përmbajnë sasi më të madhe të acideve yndyrore, ai që parandalon rrezikun e iktusit, dhe jo marrja në mënyrë suplementare e acideve yndyrore si Omega 3.

Për të shmangur rrezikun e të qenët viktimë e një iktusi apo goditjeje cerebrale, mënyra më e mirë dhe më natyrale është të konsumohet 2 herë në javë peshk, bëjnë të ditur studiuesit.

Efektet parandaluese të acideve yndyrore natyrale (të marra drejtpërdrejt nga konsumimi i peshkut) ndaj sëmundjeve kardiovaskulare apo oksidimit dhe plakjes së organizmit janë të njohura edhe më parë, por tani zbulohet edhe efekti anti-iktus i këtij ushqimi çudibërës.

Shkencëtarët e Universitetit të Cambridge dhe Rotterdam morën në shqyrtim 38 studime pararendëse përpara se të krahasoheshin dhe të vlerësoheshin lidhjet që ekzistojnë mes konsumit të peshkut dhe iktusit. Subjektet që iu nënshtruan studimit në fjalë ishin rreth 800 mijë nga e gjithë bota, në mënyrë që të krijohej një perspektivë globale lidhur me përfundimet. Personat që u bënë pjesë e studimit përfshinin tre kategori; me patologji kardiovaskulare, me rrezikshmëri lidhur me këtë diagnozë dhe persona të shëndetshëm.

Nga ballafaqimi të dhënave, në fund të studimit u vërejtën rreth 34.817 raste celebro-vaskulare dhe sa i përket efektit parandalues, u vu re se kush konsumonte 2-4 porcione peshk në javë, kishte 6 për qind më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundjet celebro-vaskulare. Ndërsa, në rastin e përdorimit të suplementeve shtesë të acidit yndyror me Omega 3, nuk vihej re asnjë ndikim në mundësinë e parandalimit të një goditjeje cerebrale apo kardiake.
3 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. cimi says

    informacion totalisht idiot dhe keqinformues. Nuk e di nese perkthehet nga specialiste pasi zakonisht produktet qe konsiderohen si suplemente ushqimore ne kete rast permendet Omega 3 ne pjesen me te madhe jane koncetrate vajore te nxjerra nga peshqit e ujrave te ftohta ku ben pjese edhe trofta, qe eshte lloj salmoni, harenga etj. Informohuni perpara se te shkruani.

Comments are closed.