Filmi mbi Bin Ladenin, që frikëson republikanët

Në 4 nëntor do të dalë në Amerikë filmi i Stockwell për sulmin në Abbotabad. Rastësia me zgjedhjet u fut të dridhurat kundërshtarëve të Obamës

Ishte një kallashnikov, goditja precize e një AK-47 ajo që dha provën vendimtare që Osama Bin Laden fshihej në kompleksin e tij në Abbotabad. I bazuar në një skenar të azhornuar nën rrjedhën e lajmeve që vinin nga Pakistani dhe nga Langley, filmi më i pritur dhe plot me polemika mbi vdekjen e armikut më të madh të SHBA-së, Osama Bin Ladenit do të nisë kandidimin drejt suksesit. “Seal team Six: The raid on Osama Bin laden”, nuk dëshiron dhe nuk është një film i vërtetë, por rindërtimi i vështirë i asaj që ndodhi natën mes 1-2 majit të vitit 2011. Muri i heshtjes që mbështjell operacionin blic, i jep mundësi Hohn Stockwell të përshkruajë me tensionin e duhur fazat përgatitore, pasiguritë mbi identitetin e vërtetë të themeluesit të Al-Kaedës apo presionet e Shtëpisë së Bardhë për të reaguar e vetme përballë sigurive absolute. Spektri i falimentimit, i ankthit, që preku edhe Karterin në kohën e pengjeve në ambasadën amerikane në Teheran dominon të gjithë dialogët mes CIA-s dhe Pentagonit dhe në të njëjtën skuadër që zbulon bazën e sheikut të terrorit. Filmi i prodhuar nga Nicolas Chartier, producent i “The Hurt Locker” i vlerësuar me gjashtë çmime “Oscar”, do të dalë në SHBA në 4 nëntor, fiks dy ditë para zgjedhjeve republikane. Dhe kjo sigurisht ka shkaktuar një sërë kritikash nga pala republikane që e sheh si një mbështetje të qartë për Barak Obamën. Goditja e atij që të gjithë amerikanët e quajnë përgjegjës të atentatit ndaj kullave binjake, simbol i të keqes absolute dhe shkak i ndërhyrjes në Afganistan, ishte një sukses i papritur për administratën demokratike. Për më tepër që vrasja e sheikut të terrorit erdhi në një nga momentet më të vështira për Presidentin që ishte vënë në shënjestër për zgjedhjet e tij në politikën e brendshme. Filmi pritet të ngjallë interes shumë të madh te publiku. Por mos prisni efektet speciale që jeni mësuar të shihni në prodhimet hollivudiane. Skenat krijohen nën formën e një dokumentari, me shumë imazhe bardhezi, të marra nga skuadra e Sael teksa stërvitet dhe pastaj vepron në shtëpinë e madhe në perëndim të Islamabadit. Për të evituar kushtëzimet elektorale, regjisori të shkurtojë disa pjesë që i përkasin Shtëpisë së Bardhë. Obama shfaqet vetëm për disa minuta kur i njofton Amerikës vdekjen e Bin Ladenit. Po ashtu është hequr edhe pjesa ku Mitt Romney shprehet kundër këtij operacioni. Roli politik i është besuar Leon Panetta-s, në atë kohë drejtor i CIA-s, që nga njerëzit e tij të sigurohet se njeriu përgjegjës për aktet terroriste të 11 shtatorit është pikërisht ai. Një zë, pa fytyrë, që transmeton mirë klimën e tensionit dhe alarmit që ndihej në ato ditë. E dhëna e parë jepet nga një i burgosur në Guantanamo. Di pak gjëra dhe rrezikon të dorëzohet te shërbimet sekrete saudite. Ideja se mund të torturohet dhe se do të përfundojë në ndonjë gropë e shtyn të tregojë një emër: atë që historikisht, mban kontakte me kreun e Al-Kaedës. Ky njeri gjendet në Pakistan. Në Peshawar nga dy bashkëpunëtorë vendas të CIA-s. E gjejnë, ndjekin çdo lëvizje të tij, dhe arrijnë t’i vendosin një gjurmues në xhepin e xhaketës. Do të jetë pikërisht ai që do t’i çonte në ndërtesën e famshme të Abbotabad-it. Dy agjentët do të luanin një rol deciziv si para ashtu dhe gjatë operacionit blic. Veprimet me gjakftohtësi bën që të mos tërheqin vëmendjen e ISI-t, shërbimet sekrete pakistaneze që mbahen në hije të gjithë kësaj. Por duhet të përballen edhe me banorët e zonës që do të gjendeshin në rrugë kur të uleshin helikopterët me forcat komando për të nisur sulmin. Do të jenë ata që do të bllokojnë policinë. Po ashtu do të jenë ata që do të bllokojnë policinë nga ajo që ndodh: nëse nuk do kishin arritur ta bënin ndoshta Bin Laden do të ishte arratisur. William Fichtner, që të gjithë e kujtojnë në “Back hawk Down” të Ridley Scott, është kreu i skuadrës investigative. Ai ja atribuon Stockwell-it meritën “që nxori të vërtetën për atë moment”. Por mbi të gjitha që insistoi te personazhet, mbi jetën e tyre private, te krizat e tyre humane dhe profesionale. Filmi është edhe një tribut për “Navy Seal” që Kenddall Lampkin, një shkrimtar i ri me talent të madh, arriti ta bëjë skenar pas muajsh të tërë bisedimesh dhe vëzhgimesh në fushë. Por duke qenë i kujdesëm për të lavdëruar rolet e protagonistëve që më parë nuk është bërë. Do të jetë këmbëngulja e agjentes Vivial Hollins, interpretuar nga Kathleen Robertson, që zgjodhi opsionin e operacionit blic. E vetmja grua në një ambient meshkujsh, cinike dhe skeptike, Hollins superon kundërshtimet e të gjithë kolegëve duke bindur edhe vetë Panetta-n për operacionin.

 

Hapat – Të nisur nga një bazë amerikane në Afganistan, trupat speciale mbërritën në ndërtesën e Osama Bin Ladenit natën e 2 majit 2011

Sulmi – Seals mbërritën me helikopter të pakapshëm nga radarët: një prej tyre u dëmtua dhe u rrëzua. Osama Bin Laden u vra

Trupi – Trupat speciale marrin trupin e sheikut për ta identifikuar. 24 orë më vonë, sipas autoriteteve amerikane, kufoma u varros në det

Filmi – Titulli origjinal i filmit është Sealk team six; The raid on Osama bin Laden

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.