Dieta nordike sfidon atë mesdhetare

E sapoardhur nga Danimarka është gati të sfidojë regjimin ushqimor të zbuluar nga Keys në vitet ‘40. Si të jemi në formë dhe gjithmonë të shëndeteshëm duke u kujdesur edhe për ambientin

Filozofia

Vjen nga Universiteti i Kopenhagës dhe u zhvillua në kuadrin e një projekti kërkimi nën guidën e profesor Arnei Astrup. Dieta e re nordike, më shumë se një dietë dobësuese, edhe pse premton rezultate të mira kundër obezitetit dhe mbipeshës është një “koncept” i ri ushqyerjeje, një stil i vërtetë dhe i shëndetshëm jetese e që nuk lë pas dore as ambientin. Për bazë kjo mënyrë e të ushqyerit përmban disa përbërës klasikë që janë të pashmangshëm në kuzhinën nordike: peshku, arrat, bademi, bishtajoret, perimet e thata. Një nga idetë kryesore të kësaj diete është mënyra mesatare e ushqimit të konsumuar, si dhe shmangia e urisë

10 sugjerimet

Por cilat janë rregullat bazë mbi të cilat bazohet dieta e re nordike? Për ta shpjeguar  në mënyrë të thjeshtë, autorët e kërkimit kanë hartuar dhjetë rregulla që duhen ndjekur: 1) Me shumë fruta dhe perime çdo ditë (mbi të gjitha lakra, bishtaja, bimë aromatike). 2) Më shumë drithëra integrale, mbi të gjitha elb, tërshërë. 3) Më shumë prodhime detesh dhe liqenesh. 4) Mish i cilësisë së mirë, por në sasi shumë të vogla. 5) Më shumë ushqime të egra. 6) Përdorimi herë pas herë i prodhimeve biologjike. 7) Të evitohen shtuesit ushqimorë 8. Më shumë receta të bazuara në produkte sezonale 9. Më shumë ushqime të përgatitura në shtëpi 10. Më pak harxhime

 

Pesë elementet

Sigurisht që përbërësit tipikë të dietës nordike janë ata të  përhapur në gadishullin skandinav, por që edhe në shumë vende të tjera nuk është e vështirë të gjenden. Roli kryesor i takon peshkut dhe prodhimeve të detit, por një vend të gjerë zënë edhe frutat e tilla si boronicat, manaferrat, kumbullat, ribesi, dardhat. Të rëndësishme dhe frutat e thata, bishtajat, kërpudhat ose perimet e tjera të gjelbra. Drithërat integrale mund të ofrojnë sasinë e nevojshme të karbohidrateve dhe fibrave. Në dietë, mishi nuk mungon gjithsesi, edhe pse në sasi të vogla dhe i rritur në kushte natyrale. Për t’u dhënë shije pjatave janë edhe bimë aromatike, si majdanozi, borziloku, rozmarina.

Mbi të gjitha peshk

Meqë peshku luan një rol protagonisti, në momentin e bërjes së shpenzimeve duhet të bëjnë kujdes për prejardhjen dhe vendin e kultivimit të tij për të eliminuar mbi të gjitha helmimin për shkak të Mërkurit. Speciet me të cilat duhet pasur më shumë kujdes janë predatorët e mëdhenj si për shembull, peshku ton dhe peshku shpatë.

Efikasiteti

Dieta e re nordike  premton se me të mund të jetoni më gjatë dhe në të njëjtin kohë ju ndihmon të luftoni kilet e tepërta. Një studim i bërë te 57 mijë danezë me moshë nga 50 deri në 64 vjeç, ka konfirmuar se dieta nordike lidhet me një normë të ulët vdekshmërie, mbi të gjitha te meshkujt. Edhe për rënien në peshë kjo dietë të ndihmon të humbasësh më shumë nëse ushqehesh normalisht: pas rreth tre muajsh 113 persona që e ndiqnin humbën 3.1 kg, 68 të tjerët vetëm 1,6 edhe reduktimi i dhjamit shkon në të njëjtat shifra. Gjithsesi, rezultatet nuk janë mahnitës, por ato zgjasin shumë në kohë. “Është e vështirë të thuhet se çfarë në të vërtetë ndikon, por ajo që është kryesore është se kilogramët shkrihen”, tha profesori Tomas Larsen.

Krahasimi

Po a është e vërtetë që dieta e re nordike mund të konkurrojë me dietën tonë mesdhetare. “Mendoj se ky model ushqimor përputhet në një pjesë të mirë me atë të rekomanduar për një ushqyerje të shëndetshme edhe në shumë vende të tjera europiane. Vetëm disa lloj ushqimesh si drithërash, peshqit e liqenit dhe frutat e pyllit nuk përfshihen në dietën që pjesa tjetër e europianëve ndjekin”, tregojnë ekspertët.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.