Autostradat inteligjente të Holandës

Në vitin 2013 automobilistët që përshkojnë rrugët e provincës Barabant, në Holandë do të kenë mundësinë të ndeshen me autostrada inteligjente, të cilat do t’i furnizojnë drejtuesit e automjeteve me gjithë informacionin e nevojshëm për një udhëtim të sigurt.

Projekti i cili deri më tani është eksperimental, parashikon përdorimin e një boje të veçantë mbi asfalt, e cila është e dukshme në errësirë, dhe që do të nxjerrë në pah elementet tradicionalë të sinjalistikës horizontale rrugore si dhe do të tregojë, për shembull, prania e akullit apo praninë e një korsie të rezervuar për mjetet elektrike etj.

Është parashikuar gjithashtu instalimi në këto rrugë i të ashtuquajturave drita inteligjente, që ndizen vetëm në momentin që në rrugë kalon një makinë, çka mendohet të jetë një metodë shumë eficente për një qarkullim të sigurt, veçanërisht në rrugët me më pak trafik.

2 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.