Murgu francez, njeriu më i lumtur në botë falë meditimit

Një ish-shkencëtar francez, i cili 40 vjet më parë e ndërroi jetën e tij pariziane me Indinë ku u shpërngul dhe studioi budizmin, rezulton të jetë njeriu më i lumtur në botë sipas një studimi shkencor të cilit ai i është nënshtruar.

66-vjeçari Matthieu Ricard, në sajë të meditimit të tij të vazhdueshëm budist, ka rritur në maksimum kapacitetin dhe aftësinë për të qenë i lumtur.

Neuroshkencëtari Richard Davidson e lidhi trurin e Richard me 256 sensorë, si pjesë e një studimi të avancuar në lidhje me praktikantët e meditimit.

Skaneri tregoi se në momentin që 66-vjeçari meditonte me dhembshuri dhe përkushtim, truri i tij prodhonte valë gama, ato të lidhura me ndërgjegjen, vëmendjen, të lexuarit apo memorien, të cilat nuk janë hasur më parë në literaturën e neuroshkencës.

Gjithashtu, skaneri tregoi një veprimtari me përqendrim shumë të madh në korteksin e majtë paraballor trurit në krahasim me homologun e tij të djathtë, duke i dhënë 66-vjeçarit një kapacitet të madh, jonormal për lumturi dhe prirje për të reduktuar në maksimum negativitetin.

 

31 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.