Cungu hedh dorashkën e sfidës: Në Tiranë vijmë për fitore

Kukësi 

Po përjeton për herë të parë emocionet e debutimit historik në Kategorinë elitare të futbollit shqiptar, por do të ishte gabim që kundërshtarët ta konsiderojnë Kukësin, thjesht një skuadër debutuese e modeste. Këtë e ka treguar me fitoren 4-0 në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës të mërkurën e fundit. Për koincidencë pas vetëm 10 ditësh, këtë fundjavë verilindorët do të kenë përballë pikërisht bardheblutë, por këtë herë në takimin e vlefshëm për javën e 9 të Kategorisë Superiore. Por trajneri Armando Cungu, edhe pse e di që nuk do të jetë e lehtë, i hedh dorashkën e sfidës 24-herë kampionëve të vendit, kur pohon se në kryeqytet vjen për të kërkuar fitoren. “Kemi treguar se mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari, theksoi dje Cungu. Vlen të theksohet se sa seriozë do të tregohemi ne, se a do të mund të japim maksimumin. Nëse e bëjmë këtë, jam i bindur që do të marrim rezultatin e kërkuar. Tirana është Tiranë dhe mbetet Tiranë. Nuk duhet të mendojmë se në ndeshjen e radhës do të kemi përballë të njëjtën skuadër që mundëm në Kupë. Kjo na karikon edhe më shumë që të kërkojmë një rezultat pozitiv edhe në kryeqytet”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.