Lorenco e Stoner, festë për të dy Horge merr titullin, Kejsin lavdinë

MotoGP

Piloti i Yamahas feston pas rrëzimit të Pedrozës që në xhiron e dytë të garës

Dhe janë dy. Madje katër. Horge Lorenco fiton titullin në Australi, i dyti në klasin e lartë, i katërti në karrierë, në ditën në të cilën Kejsi Stoner fitoi për të shtatën herë në pistën e mrekullueshme të shtëpisë së tij, Phillip Island. Është lamtumira simbolike nga motoçiklizmi (para publikut të tij) e një kampioni race, shumë i shpejtë dhe jashtë skemave, i cili ka zgjedhur familjen dhe qetësinë e jetës në fshatrat e Australisë në vend të lavdisë mbi motor. Në këtë garë të parafundit, Lorencos i ka mjaftuar vetëm pak për të shpallur zyrtarisht festën: në fakt, në xhiron e dytë, Pedroza, i cili ishte nisur në krye me objektivin e vetëm për të përfunduar para rivalit (ishte i detyruar ta bënte për të lënë të hapura shanset për titull për shkak të diferencës me 23 pikë në klasifikim), rrëshqiti në momentin kur Stoner ishte vënë në ndjekje të tij. Panjolli u rrëzua dhe u tërhoq, duke i thënë lamtumirë ëndrrës së lavdishme për kurorën, që tashmë qëndron mbi kokën e Lorencos. Kampioni legjitim i botës u rendit përpara një rivali të denjë, i cili që nga gjysma e sezonit e më pas mori vëmendjen me një vetëdije dhe besim tek aftësitë e tij që nuk ishin parë më parë, duke vënë në diskutim titullin. Lorenco u konfirmua si kampion solid dhe këmbëngulës, shumë i fortë moralisht dhe i qartë në menaxhimin e situatave: asnjëherë nuk u rendit më keq sesa vendi i dytë, në një sezon pa rrëzimin e çuditshëm të Asenit, ndoshta do ta kishte mbyllur luftën më përpara. Gara dhuroi pak emocione, përjashto atë të rrëzimit të Pedrozës. Stoneri brenda pak minutave ka kapur kreun dhe ka garuar i vetëm, me një kontroll të çmendur të motorit të tij si askush tjetër në kthesat e Phillip Island. Dominim total (fitoi me 9″2 avantazh ndaj Lorencos) një demonstrim spektakolar stili dhe force që shton keqardhjet për largimin e tij të paralajmëruar. Lorenco në vendin e dytë ishte i përqendruar vetëm të përfundojë garën në mënyrën më të mirë: I treti u rendit Krutçlou. Pas tij Doviciozo, Bautista e Bradëll, ndërsa Rosi i 7-i. Paraqitja e dobët e “Doktorit” ishte paralajmëruar që në “warm up” ku u rrëzua pak pas startit së bashku me “Desmosedici”-n e tij. Këtu duket se u shënua edhe falimentimi i binomit Rosi-Ducati.

 

Gara (Renditja)

1. Stoner (Honda Hrc)

2. Lorenco (Yamaha)

3. Krutçlou (Yamaha T.)

4. Doviciozo (Yamaha T.)

5. Bautista (Honda G.)

6. Bradl (Honda (Lcr)

7. Rossi (Dukati)

 

Klasifikimi (Pilotët)

1. Lorenco  350

2. Pedroza  307

3. Stoner   238

4. Doviciozo      208

5. Bautista 165

6. Rossi    157

7. Krutçlou 151

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.