David Villa, njeriu që i duhet Juventusit

Merkato

Raportime që surprizojnë nga Spanja. David Villa mund të jetë zgjidhja për problemet e Juventusit në repartin e sulmit dhe ky transferim i bujshëm mund të konkretizohet në janar.

Në fakt, për spanjollin, bardhezinjtë paraqitën një ofertë gjatë verës, por Villa preferoi të qëndronte te Barcelona, ndërkohë që vazhdonte rikuperimin nga dëmtimi serioz që e mbajti 8 muaj jashtë fushave. Sipas “Fichajes.net”, Villa tani është penduar për vendimin, nisur edhe nga fakti që nuk po aktivizohet shumë në ekipin e Vilanovas.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.