Berluskoni: Nuk kujdesem dot për Milanin

Tërheqja

Janë ditë të vështira për Milanin, por edhe për padronin Silvio Berluskoni. Presidenti i nderit ishte protagonist i një konference shtypi që mbajti në Vila Xherneto të Lesmos. Ishin të shumta argumentet mbi të cilat u pyet Berluskoni, i cili një ditë më parë u dënua me katër vjet burg nga Gjykata e Milanos, por takimi me mediat i shërbeu edhe për të theksuar dashurinë e tij për klubin kuqezi. Berluskoni është i vetëdijshëm se skuadra duhet mbështetur, duke e krahasuar me një të sëmurë që i duhet trajtim. “Milani është një skuadër që ka nevojë për një kurë në këtë moment”, theksoi Berluskoni, duke shtuar se ai do të donte t’i dedikohej më shumë klubit për ta ndihmuar, por nuk mund ta bëjë këtë, pasi ka ndër mend të vazhdojë misionin e tij për të modernizuar Italinë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.