NJË GETOIZIM MADE IN EUROPE?

ANDREA STEFANI

Po vijnë lajme se Bashkimi Europian (BE) mund të rivendosë përsëri regjimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse vërtet do të ndodhë kështu, mund të thuhet që sot se nuk ka asnjë justifikim për një politikë që i kthen shpinës lëvizjes së lirë të sapoarritur, duke ju kthyer izolimit thuajse getoizimit të ballkanasve. Një politikë e tillë nuk do të ishte në frymën e respektimit dhe mbrojtjes së lirive të njeriut, frymë mbi të cilën është themeluar Europa. Të kufizojmë lirinë e lëvizjes së shumë njerëzve, sepse jo këta, por ca të tjerë, shumë më pak se këta, nuk respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë? Në cilën filozofi, doktrinë, legjislacion Perëndimor mund të gjesh mbështetje për të penalizuar kolektivisht një palë për të ndëshkuar krimin apo thyerjen e ligjit dhe të rregullave nga një palë tjetër? Si është e mundur që një bashkësi shtetesh dhe shoqërish të hapura si BE, ta gjejë zgjidhjen jo te hapja, por te mbyllja? Si është e mundur që BE të kërkojë rivendosjen e rregullit dhe të së drejtës me anë të padrejtësisë? Propozimi për rikthimin e vizave mund të ketë lidhje me pedantizmin dhe mendjengushtësinë burokratike, por kurrsesi me filozofinë e Europës.

***


Thonë se që nga koha kur janë liberalizuar vizat për Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi. Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë paska pasur rreth 15 mijë kërkesa për azil. Nuk thuhet se sa për qind të ballkanasve që kanë respektuar rregullat e lëvizjes pa viza përfaqëson kjo shifër. Por pa dyshim duhet të jetë mjaft e vogël. Por edhe në mos qoftë kështu nuk mund të mos pyesim: Po pastaj? Ç’kusur ka një serb, boshnjak, shqiptar, maqedonas  apo malazez të vuajë kufizimin e lirisë së lëvizjes vetëm pse komshiu i tij nuk respekton rregullat dhe ligjet e kësaj lëvizjeje? Një e tillë praktikë të kujton “pedagogjinë e kazermave” ku e gjithë skuadra edhe mund të ndëshkohet për thyerjen e disiplinës nga një pjesëtar i saj. Dhe atje ndoshta, sado e padrejtë, merr një kuptim sepse skuadra, për t’i shpëtuar ndëshkimit, ia “shtrëngon rripat” të padisiplinuarit. Por ajo s’ka asnjë kuptim e zbatuar në një situatë kur miliona njerëz që zbatojnë apo nuk e shkelin rregullin, nuk kanë asnjë kontakt, pra as edhe mundësi ndikimi, mbi 15 mijë njerëz që e shkelin atë rregull. E drejta e lirisë së lëvizjes është individuale prandaj edhe përgjegjësia duhet të jetë e tillë. Me praktikën që tentohet të ndiqet, jo vetëm shumë shqiptarë të rregullt do vuajnë pasojat e shkeljeve nga shumë më pak bashkatdhetarë të tyre, por do të vuajnë gjithashtu edhe pasojat e shkeljeve nga ca mijëra serbë, maqedonas, malazezë apo boshnjakë. Dhe anasjelltas. Si pa e kuptuar, BE po u imponon vendeve të Ballkanit një tjetër integrim mes vedi, integrimin në ndëshkimin që vjen nga Europa, integrimin si viktima të një padrejtësie të përbashkët.

***

Heqja e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor është një arritje e madhe dhe me rrjedhoja shumë pozitive për këtë rajon që tenton t’i bashkohet Europës. Lëvizja e lirë nuk mund të mos ketë ndikim pozitiv në mendësinë, në politikën, ekonomikë, kulturën dhe përgjithësisht, jetën e ballkanasve. Lëvizja e lirë u dha fund trafiqeve të njerëzve, si dhe tregtimit të vizave. Rivendosja e vizave do kishte ndikim të kundërt me pasoja shumë më të këqija se ato të shfaqura para heqjes së vizave. Sepse do qe një sëmundje që e rikthyer godet më ligsht. Më e pakta, trafikantët e të gjitha llojeve do fërkonin duart ndërsa procesi i integrimit do të humbiste një aleat të rëndësishëm sikundër është liria e lëvizjes. BE, ministrat dhe parlamentarët e tij kanë të drejtë t’u kërkojnë llogari qeverive të vendeve Ballkanike se përse nuk kanë marrë masat e duhura që të mos ketë kërkesa për azil nga shtetasit që ato qeverisin. T’u kërkojnë llogari përse qeveritë e Ballkanit nuk punojnë sa dhe si duhet që t’i bëjnë shtetet e tyre më të begatë, më të paqtë dhe më tërheqës për vetë shtetasit e tyre duke mos mbetur aq problematikë sa të nxisin jo dëshirën për të jetuar në to, por “arratisjen” prej tyre. Por BE nuk ka aspak të drejtë të ndëshkojë qytetarët e këtyre vendeve vetëm sepse qeveritë e tyre po dëshmojnë një paaftësi të mpleksur me autokratizëm dhe korrupsion. Aq më tepër kur vetë BE po i shpërblen këto qeveri me dhënien e statusit të kandidatit për progresin e bërë në shtetet e tyre. Jo pak nga këto qeveri mburren se e kanë bërë vendin e tyre “Europë”. Të paktën kështu ndodh në Tiranë. Një mburrje që diskreditohet nga dëshira e pashtershme për ikje. Për të mbërritur te paradoksi i fundit: Edhe progres drejt Europës edhe kthim prapa te regjimi i vizave?! Këtu diçka nuk shkon.

***

Po në fund të fundit, ç’mund të bëjë BE për të penguar valën e azilkërkuesve nga Ballkani që sipas njoftimeve po vjen në rritje nga viti në vit? Përmbytjet nuk ndalen duke mos lejuar që valët e detit të prekin brigjet, por duke ndërtuar barriera. Një barrierë e tillë për shkelësit në rastin në fjalë është zbatimi i ligjit dhe rregullave të lëvizjes së lirë pa viza. Gjithkush dhunon këto rregulla duhet të ndëshkohet. Duke u kthyer forcërisht në atdheun e tij, si dhe duke ju hequr e drejta për të hyrë në vendet e BE-së për 5 vjet. E nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme për të nxitur respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë, mund të aplikohen ndëshkime edhe më të forta. Por kurrsesi nuk mund të jetë i drejtë ndëshkimi kolektiv i vendeve dhe njerëzve të rajonit. Nuk do t’i shërbente askujt. Sepse në një rast të tillë duke u përpjekur të mbrojë të drejtën e vet, BE do të bënte një padrejtësi që jo vetëm nuk do t’i shërbente aspak zgjerimit, por mund ta dëmtonte rëndë atë. Pra dhe vetë Europën. E mbi të gjitha, kjo nuk do të ishte në frymën e saj të lirisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

21 Comments
  1. borani says

    Nuk dua qe te permend fjalen e vjeter per europen,por per dite e me teper ajo po tregon ate cfare ka thene Enver Hoxha per ta, Gjate gjithe jetes se tyre sidomos ne si vend jemi pushtuar dhe shkaterruar gjate gjithe kohes nga keto vende qe ne pretendojme qe te na prenojne ne kete europe,tani ato tallen me ne duke filluar qe me gjermanine ne krye dhe te gjitha mbare,Ne fund te fundit ne jemi ata qe jemi ku kurre ne historine tone nuk kemi pushtuar vende te tjera per tu marre toka dhe pasuri,ashtu sic kane bera ata,Prandaj ne si popull duhet te ndjekum interesat tona ekonomike ne favorin e vendit tone dhe cdo marveshje dhe levizje te behet ne te mire te vendit dhe te mos pyesim ata qe nuk kane lidhje me kete vend por kerkojne qe te lozin politike nepermjet nesh.

  2. Latinisti says

    Azilkërkuesit nga Kosova dhe Maqedonia janë pothuaj pa përjashtim romët të cilët i vërsulen Europës perëndimore sidomos në vjeshtë meqë në lagjet “slum” ku duhet të jetojnë nuk i përballen dot acarit dimëror. Po të nuk slumizoheshin nga shoqata dhe shteti në Ballkan nuk do getoizoheshin vendet ballkanase.

  3. Kaloresi i ZI says

    Cfare ka bere vaki keshtu sot me Stefanin , paska harruar ‘ Se fajin e ka vetem BERISHA”

  4. kalorsi i zi says

    ahahaa sado qe te veshesh kostum firmato prap veshet e tua te gomarit te tradhtojne o teme mahmutaj. Sa per shkrimin e Stefanit asnje surprize per mua sigjithmone tek shkaku i problemit dhe per fatin tend te keq or trim, Berisha eshte shpesh shkaktar

  5. evropiani says

    Me duket se gjithe kjo hata eshte frut i lobimeve te klaneve mafioze ne politike qe kane humbur nje burim te madh te ardhurash nga trafikimi i njerezve dhe i vizave.

  6. Marin says

    Veshtire se BE do rivendoste vizat. Ka me shume mundesi qe keto paralajmerime te jene thjesht kercenime qe i behen qeverive te ballkanit ne menyre qe ti nxisin per te marre masa me te forta kunder azilkerkuesve. Por eshte dhe nje propagande qe behet per te trembur edhe te gjithe ata qe do te kerkonin azil.

  7. Ervini says

    Jam ne nje mendje me Andrean. Eshte krejtesisht e padrejte qe te gjithe ata qe kane udhetuar dhe respektuar rregullat dhe afatet te ndeshkohen me izolim vetem se disa te tjere qe jane shume me pak i kane shkelur keto rregulla dhe afate. Te mos harrojme se nje ndeshkim i tille do perfshinte edhe te gjithe ate pjese te popullsise qe nuk ka udhetuar fare por qe do ta bente kete gje ne te ardhmen. Keta te fundit jane shumica shume milioneshe e ballkanit.

  8. Elida says

    E tmerrshme te mendosh se shqiptaret e shkrete te fillojne perseri procedurat e lodhshme te vizave apo te paguajne ato tarifat e kripura. Leri pastaj rrdhet e gjata ne shi apo diell ne vape e ne te ftohte edhe pervec ketyre edhe refuzimi i vizes pa asnje shpjegim. Do jete vertet e tmerrshme!

  9. ilir says

    normalisht ballkanasit (sigurisht edhe ata palo greke) nuk meritojne fare te shkelin ne europe per shkak te botekuptimit vulgar qe ata kane, e dyta stefani sigurisht ka shkelur shume ne europe por kjo s’do te thote aspak qe e kupton ate (fakti qe i ben pershtypje reagimi i europes ne rastin ne fjale e verteton kete gje)

  10. kalorsi i zi says

    Paradoksi i shqiptarit qe jeton ne komoditetin e shekullit te informacionit te lire (internetit) dhe reagon me tiparin thelbesor te karakterit te tij, refuzimin e dijes dhe kjo per shkak te dembelllikut por kjo nuk mjafton per “shqiptarin ilir” te mari hijen e nje intelektuali fillozof te japi mendimin e tij shume te vlefshem per te na treguar fakte si mendojne te tjeret por edhe si mendon gazetari,,, o pike e zeze O pellazg po lexoje shkrimin pastaj gjyko. Stefani flet per njerezit qe do ndeshkohen ne menyre te padrejte per shkak te “qytetareve” qe nuk respektojne rregullat te vendosura nga BE por edhe nga vendet kerkuese te levizjes se lire. Perndryshe si do te mendoje nje qytetar shqiptar i ndershem te denohet ne menyre kolektive ? Ku eshte dallimi me kohen e komunizmit qe denonin gjithe fisin se ju arratis nipi ? Evropa ka te tjere mekanizma qe mund te ndermare dhe te denoje ate qe shkel mbi keto rregulla.

  11. kalorsi i zi says

    Une mendoj qe BE ka ngritur si problem mungesen e seriozitetit te shteteve ne vecanti te shqiperise persa i perket dhenies se pashaportave individeve problematik. Ne shqiperi personi i denuar me 5-vjet ndalim hyrje ne BE me ane te bakshishit ndryshon identitetin po ashtu persona me te kaluar kriminele mund te pajisen me pashaporte shqiptare. Cfare mund te ndodhi ? Duke ditur projektin “urdheri i ri boteror” ku mikrochipat individuale jane gati, shqiperia si pilot i ketij projekti do vendosi ne zbatim kete projekt te kerkuar nga USA, kjo eshte detyra me te cilen presidenti jone Bujar Nishani do perballet. Te presim per te gjykuar

  12. Teme Mehmetaj says

    PHU ,PHU po cfare pate me mua ore zagar , ! Ti qenke ai Astriti qe shante Camerine ore pushti i mutit .Rrofte CAMERIA dhe poshte Zervistet greke qe qenkan edhe ne Shqiperi. Ceshtja Came do te fitoje do apo nuk do ti mor grek i mutit

  13. andi says

    ti more teme qenke njesoj si…time…po qe se dhe ti je si camet e tjere qe njohim ne atehere cameria si truall do te rroje kurse ju duhet te permiresoni rracen se e keni bere kete vend te vije ere,,po normal..ketu ne shqiperi ka mbetur llumi i cemeve dhe kosovareve..te ndershmit jane ne trojet e tyre..

  14. Teme says

    Ja dhe nje bastard pusht i ndyre tjeter qe shajne racen shqiptare duke ndare krahinat. Po ti nga je or mut qe qenke i ndershem ne katundin tend
    Me siguri do jesh ndonje fshatar i Laberise se ato nuk i duan camet dhe kosovaret dhe ato jane pushtat qe bene 97 me 3 gishtat si serbet.

  15. Gani Mesiti (Preze) says

    Ja dhe nje bastard tjeter i ndyre dhe antishqiptar qe qelbin compiuterin me keto shkrime e komente antikombetare

  16. Labi Vlore says

    Po me Labet c’patet??Gjithmone ne e kemi fajin??Edhe kur shaheni me njeri-tjetrin fajin e kane Labet??

  17. Agimi says

    Mos u habit o labi se keta jane virusat e saliut. Fajin e kane te tjeret. Vetem kur kalojne kufijte te behen miq por mos prit te japin bese se nuk kane. Nje pale opinga i kane trashegim dhe i nxjerrin ne kohen e duhur, me ato vrapojne me shpejt.

  18. Labi Vlore says

    Hahahahahahahha.Shume dakort.Por edhe kur diskutimi behet midis nje Kosovari dhe nje Shkodrani,ne fund te debatit del se fajin e kane Labet.Mbasi shajne dhe fyejne njeri-tjetrin,ne fund perfundimi eshte se fajin gjithsesi e kane Labet edhe per sherrin midis tyre.Ne kemi plot faje,por jo te gjitha fajet.Edhe ketu ne komentet me siper,shahen dhe fyhen dy njerez me njeri-tjetrin dhe si perfundim,fajin e kane Labet.

  19. Maksim Bucka says

    Futja kot pordhes or Lab se nuk ma merr mendja se edhe ne Kosove lexohen keto shkrime e debate te kota ndermjet militanteve te 2 Partive. Prandaj merru or Lab me politike, e shaj Berishen dhe mos harxho kohe kot me krahinat jashte Shqiperise pasi po ta them une se asnjeri ne Kosove nuk e lexon.

  20. Lec Bahcalleku says

    More si spjegohet qe ketyre Labeve edhe 1 milion leke t’u a beje Saliu Rrogen nuk heqin dore nga PS edhe ne se kjo PS i le pa buke. Kjo eshte injoranca e provincialeve dhe fshatareve te pagdhndur

  21. Labi Vlore says

    Ngaqe nuk e shesin dinjitetin me para,ashtu sikunder e shesin te tjeret me Para ne dore tek Saliu.Pastaj duhet te kesh parasysh se Laberia eshte krahin e pasur me Turizem dhe rron pa rrogat e Saliut.

Comments are closed.