Lajme sportive shkurt

Reagimi

“Fanatics”-at të zhgënjyer, shfaqin pakënaqësi ndaj klubit

Humbja e Tiranës në Kukës ka krijuar pakënaqësi në mesin e tifozëve bardheblu, sidomos grupimit të famshëm “Tirona Fanatics”, të cilët kanë reaguar dje me një “notë proteste” ndaj drejtuesve të klubit 24 herë kampion të vendit: “Ndaj mosangazhimit të ekipit në fushë dhe rezultateve të dobëta si pasojë e tij. Ndaj organizimit të dobët të klubit dhe funksionimin e tij. Ndaj bashkëveprimit dhe bashkërendimit të mangët midis anëtarëve të bordit”. Ata theksojnë se që nga epoka e El Sayedit, presidenti i fundit i përkushtuar në klub, situata është përkeqësuar vazhdimisht. Prisnin një organizim më të mirë pas kthimit të klubit në “Sh.a”, por zhgënjimi ka qenë i madh. Klubi vuan në drejtim dhe ka probleme financiare. Kjo është pasqyruar edhe në rezultate si humbja 4-0 ndaj Kukësit, ku mungoi impenjimi i skuadrës.

 

Alarmi

Alarmi i Anjelit: Futbolli italian, drejt shpërbërjes

Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, në një intervistë të gjatë në të cilën komentoi aktualitetin e klubit të tij, pranoi ndër të tjera se futbolli italian është në “rënie të lirë” dhe se reforma të menjëhershme janë bërë të domosdoshme për të shpëtuar Serinë A. “Shumë vende kanë përjetuar ulje-ngritje të kampionatit të tyre futbollistik, por asnjë shtet nuk ka pësuar një rënie të tillë kaq të menjëhershme. Jemi në një moment krize strukturore, e cila nuk mund të shpjegohet vetëm me krizën ekonomike. Është e domosdoshme që të ndryshohet futbolli italian dhe të fitojë një pozicionim të ri në arenën ndërkombëtare. Bota e futbollit po evoluon, por ajo nuk do të presë Italinë. Ky është një moment që duhet të reagojmë menjëherë ose do të jetë shumë vonë”, shtoi presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.