Financimi OPEC, fonde për 110 km rrugë rurale

Njëzetepesë milionë dollarë për 110 kilometra rrugë rurale dhe dytësore janë financuar në vendin tonë në kuadër të një projekti të financuar nga OFID (Fondet e OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar). Rreth 6 mijë banorë të fshatrave të Gjepalajt do të kenë më shumë mundësi shfrytëzimi ndaj shërbimeve shëndetësore, arsimore dhe tregjeve të qyteteve, pas ndërtimit të segmentit rrugor Shijak–Gjepalaj, financim i huaj, i OFID-it, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Drejtori i përgjithshëm i fondit të OPEC-ut për zhvillimin ndërkombëtar, Suleiman J. Al-Herbish gjatë vizitës së punës në vendin tonë, është ndalur në këtë segment. Pas inspektimit, Al-Herbish vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë dhe kontributin e programit që po ndikon në përmirësimin e infrastrukturës rrugore që i ofron akses popullsisë së fshatrave drejt shërbimeve bazë dhe tregjeve, duke ndihmuar në uljen e varfërisë. Janë 110 km rrugë të financuara në kuadër të programit “Përmirësimi i rrugëve dytësore dhe lokale” në vendin tonë me një vlerë prej 25 milionë dollarësh. V.Q.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.