Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Qeveria negocion me “Vetro”-n për lekët, i kërkon cash në dorë

Procedura

Dervishaj: 850 milionë euro të derdhen brenda vitit. Financat dyshojnë

Beteja tjetër e qeverisë, pas shpalljes së fituesit, është arkëtimi i shumës, në vlerë 850 milionë euro. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nisur prej dy ditësh negociatat me kompaninë amerikane “Vetro Energy” për hartimin e kontratës së privatizimit dhe të kërkimit të hidrokarbureve. Mes diskutimeve, pjesë të rëndësishme zë edhe derdhja e shumës. Zv/ministri Sokol Dervishaj, që është edhe kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, deklaroi dje se negociatat duhet të mbyllen pas 28 ditësh, dhe se do të kërkohet derdhja e shumës brenda këtij viti. Qeverisë shqiptare i nevojiten paratë dhe se nuk do të tolerojë vonesa, pavarësisht se ka zëra për pagesa me këste.

Dervishaj insiston se procedura e privatizimit i ka të përcaktuar qartë rregullat e kryerjes së pagesës. Brenda muajit duhet të derdhet kësti i parë prej 20 për qind, dhe më tej e gjithë shuma, po brenda vitit dhe se METE do t’i mëshojë fort këtij kushti.

Ministria e Financave dyshon se shuma do të derdhet e gjitha brenda vitit, madje vlerësohet se kësti i parë do të derdhet në tremujorin e parë, që llogaritet në rreth 170 milionë euro. Është fakt për t’u përmendur nënqeshja e ministrit të Financave, Ridvan Bode, kur u pyet se çfarë do të bëjë qeveria me 850 milionë eurot në buxhet. “Shpresojmë që do t’i marrim një herë, pastaj mund t’ju them se çdo të bëjmë me to”, u përgjigj ministri.

Sipas kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, amerikanët ofruan 850 milionë euro, gati sa 10 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, vetëm për të blerë 100 për qind aksionet e kompanisë “Albpetrol”, ndërsa plani i zhvillimit (investimet) përfshin një shumë prej afro 300 milionë euro, që do të realizohet brenda 5 viteve të para të privatizimit.

 

Investimi - Kompania “Vetro” parashikon të investojë për 5 vitet e ardhshme rreth 300 milionë euro, sikurse e përcakton oferta

Kësti - Sipas procedurave, kësti i parë duhet të derdhet brenda një muaji, në masën e 20 për qind, ose 170 milionë euro

 

 

Aksionerët

Zbardhet sot pronari i vërtetë i “Albpetrolit”

Ditën e sotme shqiptarët do të mësojnë përmes një konference për shtyp se cilët janë pronarët realë të kompanisë së prodhimit të naftës në vend, “Albpetrol”. Kush janë amerikanët që ofruan 850 milionë euro, si do të operohet në të ardhmen, si do të jenë planet e investimeve, aftësia paguese etj., janë disa nga çështjet që do të mund të zbardhen përmes një konference për shtyp, të njoftuar nga kompania “Vetro Energy”. Mësohet paraprakisht se do të ketë surpriza tek emrat e aksionerëve!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore