Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Dëshmia rrënqethëse e një të miture, që u mbajt peng e u torturua nga dy fqinjë

Arrestimi - Kapet pas 6 vitesh kërkim bashkëpunëtori i dytë i krimit, Florian Vasiu, që e ngacmonte të miturën

Rrëfimi - Ç?ju kam bërë, çfarë problem keni me mua?!" Ajo ka tentuar sërish të dalë, por Klodiani i është përgjigjur se ajo nuk do të ikte nga aty dhe e ka shtrënguar me njërën dorë në fyt

Vetëdëmtimi - Klodiani ka marrë një shishe birrë dhe e ka qëlluar drejt e në kokë Nertilën, e cila i është shmangur. Agresori ka marrë copat e qelqeve dhe ka çarë trupin e tij e fytyrën

Dy agresorët i ngritën kurth dhe pasi e futën në shtëpi e rrahën. E kërcënuan se do t?i prisnin me biçak gjoksin

Një vajzë 22-vjeçare nga fshati Grecalli e rrethit të Fierit, nuk do t?i harrojë kur 20 minutat e tmerrit të gjashtë viteve më parë, nën dhunën e dy fqinjëve të saj, që më shumë i ngjan një filmi horror. Dje, policia njoftoi zyrtarisht kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli, i dënuar po atë vit me katër vjet heqje lirie, për shkak se në bashkëpunim me një shok të tij, 29-vjeçarin Klodian Çalamani, morën peng dhe torturuan për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur. Shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës atëherë 16 vjeçe, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin "Perikli Ikonomi" në Fier. Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e ka takuar të dënuarin dhe i ka thënë që të mos e shqetësonte më. Në këtë kohë ka ndërhyrë i dënuari tjetër për këtë ngjarje, Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t?ia shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Dy të rinjtë u dënuar nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

 

Dëshmia

Gazeta "Shqip" ka siguruar të dhëna e vendimit të Gjykatës. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues është njohur edhe me dëshminë rrëqethëse të të dëmtuarës, që ka shpjeguar gjithë dhunën fizike e psikologjike të ushtruar mbi të nga fqinjët e saj. E pyetur në cilësinë e dëshmitares, kallëzuesja N.R. ka deklaruar atëherë para hetuesve dhe trupës gjykuese se i njihte të dy të pandehurit, pasi banonin në të njëjtën lagje. Sipas saj, i pandehuri Florian Vasiu, disa herë i ka kërkuar numrin e telefonit dëshmitares që të flisnin, por ajo ka refuzuar. Sipas saj, Floriani e ka gjetur numrin dhe i ka telefonuar disa herë, por ajo nuk i është përgjigjur kur ka mësuar se kush ishte telefonuesi. Dy ditë para ngjarjes, Florian Vasiu ka shkuar në shkollën e mesme "Perikli Ikonomi" në Fier, në të cilën mësonte e dëmtuara, ku ajo e ka parë edhe herë të tjera, ndonëse i pandehuri nuk ishte nxënës i asaj shkolle. Floriani e ka ndaluar te porta e shkollës dhe i ka shprehur dëshirën se donte të pinte një kafe me të, por ajo nuk ka pranuar. Dëshmitarja sqaron se ajo nuk i ka treguar Florianit që në të njëjtën kohë kishte një lidhje dashurie me E.N. nga Fieri, i cili i ndodhur rastësisht aty e ka parë këtë ngjarje. Për faktin që Floriani e kishte ngacmuar, e dëmtuara i ka treguar nënës së saj dhe më pas e ka takuar vetë të atin e Florianit, të cilit i ka kërkuar që djali i tij të mos e shqetësonte. Babai i Florianit i ka thënë që ajo të shkonte pa merak. Në datën 09.05.2006, dëshmitarja ka deklaruar se ka takuar në rrugë E. Çalamanin, motrën e të dënuarit Klodian, e cila kishte një muaj që kishte ardhur nga Maqedonia ku edhe ishte martuar. E. Çalamani i ka kërkuar që të shkojnë bashkë në dyqan për të blerë disa gjëra për fëmijën e saj të vogël. Dëshmitarja ka hezituar, pasi ka qenë veshur siç ka dalë nga shtëpia dhe me këpucët e babait të saj. Por E. Çalamani ka këmbëngulur duke i thënë që të shkonin në shtëpinë e saj që t?i jepte një palë shapka dhe të shkonin te dyqani. Dëshmitarja ka pranuar dhe kur ka hyrë në oborrin e shtëpisë së E. Çalamanit, që është edhe shtëpia e Klodianit, i ka kërkuar fqinjës më të madhe në moshë, se ku ishin shapkat. Por kjo e fundit i ka thënë se do t?i tregonte diçka dhe i ka nxjerrë një fletore, në të cilën vëllai i E. Çalamanit, B. Çalamani, kishte shkruar me ndjenjë në drejtim të së dëmtuarës N.R. Në këto moment, dëshmitarja ka shpjeguar se ka parë Klodianin që i ka ardhur nga pas me një biçak në dorë, i cili gjatë kësaj kohe ka qenë i fshehur përbri derës së shtëpisë. Adoleshentja e frikësuar nga paraqitja e befasishme e Klodianit me biçak në dorë, i ka kërkuar ujë Elsës, pasi nuk ndihej mirë dhe kjo e fundit e ka ftuar brenda shtëpisë që të qetësohej. E para ka hyrë E. Çalamani, më pas e dëmtuara dhe në fund Klodiani. Kur dera ishte gjysmë e mbyllur dëshmitarja ka parë pas saj të fshehur fqinjin tjetër, Florian Vasiu. Në moment ajo ka reaguar duke i thënë E. Çalamanit se nuk kishte punë aty dhe është ngritur për të ikur. Por, sapo ka bërë dy hapa për të dalë nga dhoma, Floriani apo Klodiani, (këtë dëshmitarja nuk e ka saktësuar dot), e ka shtyrë mbrapsht. E. Çalamani është larguar nga dhoma, ndërsa dëshmitarja i është drejtuar dy të pandehurve me fjalët: "Ç?ju kam bërë, çfarë problem keni me mua?!" Ajo ka tentuar sërish të dalë, por Klodiani i është përgjigjur se ajo nuk do të ikte nga aty dhe e ka shtrënguar me njërën dorë në fyt. Floriani e ka kapur për flokësh dhe e ka përplasur në mur me forcë. Sipas dëshmitares, dy të dënuarit e sipërcituar e qëllonin me pëllëmbë në fytyrë dhe me shkelma në kurriz, herë njëri e herë tjetri, si edhe të dy bashkë, këto veprime i shoqëronin me fjalët: -"Kë na ke vënë ti ne për të na rrahur? Ndërkohë shanin me fjalë të rënda". Ajo ka shpjeguar se ka tentuar disa herë të largohej, por dera ishte e mbyllur dhe nuk kishte nga të dilte, pasi dy fqinjët nuk e linin dhe nuk mund të bërtiste, pasi Klodiani i mbante dorën te goja. Pasi i pandehuri Florian e ka shtyrë dëshmitaren, për pasojë ajo është gjendur në krevatin e mesit të dhomës. Në këtë kohë i pandehuri Florian i ka thënë Klodianit: "Lëre se do ikim se vjen policia". Por Klodiani ka marrë një shishe birrë dhe e ka qëlluar drejt e në kokë Nertilën, e cila ka arritur të ulë kokën dhe e ka shmangur goditjen. Sipas dëshmitares, pas kësaj Klodiani ka marrë copat e qelqeve dhe ka çarë trupin e tij e fytyrën, fakt që është përputhur edhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes. E mitura ka pohuar se asnjë prej agresorëve nuk e ka ngacmuar seksualisht dhe nuk ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Por i pandehuri Klodian Çalamani i ka thënë se donte t?i linte një shenjë te gjokset duke e prerë me biçak, por pa e ndërmarrë këtë veprim. Në këtë kohë në dhomë ka hyrë L. Vasiu, vëllai i Florianit, i cili u ka thënë dy të dënuarve që ta lënë të ikë vajzën. Por Klodiani nuk e ka lëshuar duke e tërhequr nga bluza. Në këtë kohë që Klodiani e mbante shtrënguar nga bluza dëshmitarja shpjegon se ka lëvizur trupin dhe i kanë dalë të dyja bluzat nga trupi. Si pasojë ajo i ka ikur nga duart Klodianit, ndonëse ka mbetur e veshur sipër vetëm me të brendshme dhe me tuta. Sipas prokurorisë, edhe ky fakt është harmonizuar nga këqyrja e vendit të ngjarjes të asaj dite, kur në shtëpinë e Klodianit janë gjetur dy bluzat e përshkruara nga e dëmtuara, në të cilat janë gjetur një tufë flokësh me ngjyrë kafe e hapur që i përkisnin adoleshentes, të cilat tregojnë edhe ushtrimin e dhunës fizike. Ajo ka deklaruar se nuk e dinte shkakun e dhunës që po i ushtronin dy fqinjët, por ka shtuar se kur ata i kanë thënë se kë kishte futur për t?i rrahur, ka menduar se ndoshta i dashuri i saj mund t?i kishte parë ndërsa e kishin bezdisur dhe ishte grindur me ta. E.Hoxhaj

 

Ngacmimi - Shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës atëherë 16 vjeçe, e cila ishte në vitin e dytë në gjimnaz

Prerja - Klodian Çalamani i ka thënë se donte t?i linte një shenjë te  gjokset duke e prerë me biçak, por pa e ndërmarrë këtë veprim

Bluzat - Nga përleshja me dy agresorët, 16-vjeçarja ka mbetur e veshur sipër vetëm me të brendshme dhe me tuta

Kurthi - E motra e Klodianit, ka deklaruar se ishte detyruar nga vëllai i saj dhe nga Floriani që të fuste në kurth 16-vjeçaren N.R..

Kërcënimi - Ajo ka pohuar para hetuesve se ishte kërcënuar prej të vëllait, Klodianit dhe Florianit që ta sillte në shtëpi adoleshenten N.R..

Babai - Në dhomë ka qenë edhe babai i moshuar dhe i verbër i Klodianit, i cili ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka reaguar fare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore