Lajme sportive shkurt

Merkato

Barcelona, e vendosur për Neymar

Neymar do Barcelonën, Barcelona do Neymar. Tashmë dashuria reciproke nuk është më një sekret dhe palët kanë nisur nga puna për të celebruar martesën gjatë verës së 2013.

Siç zbulon “El Mundo Deportivo”, blaugranat janë të gatshëm për çdo gjë për të konluduar këtë operacion merkatoje, që do të transferojë sulmuesin e Santosit në Spanjë. Barcelona është e gatshme ta thellojë impenjimin e saj financiar dhe jo vetëm, në mënyrë që të evitojë ndërhyrjet e mundshme të Paris Saint Germain.

Nga ana e tij edhe futbollisti, pavarësisht përgënjeshtrimeve të njëpasnjëshme që i ka bërë këtij lajmi, tashmë ka shfaqur vullnetin për t’u veshur blaugrana në 2013.

 

Spanjë

Sevilla shkarkon presidentin e burgosur

Jose Maria del Nido nuk do të jetë më presidenti i Sevillas duke filluar që nga muaji dhjetor. Sipas raportimit të radios “Canal Sur”, kreu i shoqërisë andaluziane ua ka paraqitur vendimin anëtarëve të bordit drejtues. Del Nido është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg rreth një vit më parë për çështjen “Minutos” ku akuzohet për shpërdorimin e fondeve publike në qytetin Marbella kur ai punonte si avokat

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.