Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Valencia nuk paguan ilaçet me rimbursim

Kriza

Borxhet e qeverive lokale të Spanjës dihet se janë shumë të larta, por së fundmi, rajoni i Valencias ka ndërprerë edhe pagesat e ilaçeve të blera nëpër farmaci me rimbursim, njofton BBC. Farmacitë e këtij rajoni kanë filluar të protestojnë dhe kanë nxjerrë njoftime, ku u thuhet qytetarëve se qeveria nuk ka shlyer faturat e zakonshme të ilaçeve që ato kanë blerë që prej disa muajsh. Borxhi total arrin në mbi gjysmë miliardi euro.

Kriza e qeverive vendore të Spanjës është veçanërisht e rëndë, për shkak se në të shkuarën, të ardhurat e tyre nga taksat e pronës ishin rritur ndjeshëm si pasojë e bumit të ndërtimit. Por ky burim të ardhurash tashmë është zhdukur dhe rajonet po presin ndihmën e qeverisë qendrore, e cila është gjithashtu në vështirësi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore