Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

“Albpetrol”, rritet presioni, vjen në Tiranë bosi i “Bankers”

Privatizimi

Presidenti i kompanisë, takim sot me kreun e METE-s

Deri dje dukej se kompania kanadeze i kishte humbur shanset për të privatizuar ?Albpetrol?-in. Mesa duket kanadezët po luajnë kartat e fundit, duke sjellë në Tiranë presidentin e tyre, Abby Badëi. Ky i fundit do takohet sot me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,Edmondhaxhinasto, që është edhe numri dy i qeverisë.

Zyrtarisht, METE thotë se qëllimi I takimit ëhstë organizimi I Këshillit të Biznesit Kanada ? Shqipëri, ku Badëi është kryetar këshilli. I pranishëm më të do të jetë ambasadori i Kanadasë në Shqipëri, James Fox, si dhe përfaqësues të rëndësishëm të biznesit kanadez. Mund të ishte rastësi organizimi I takimit pikërisht tani, kur komisoni I vlerësimit të ofertave po shqyrton ccmimet e kompanive private për të blerë ?albpetrol?-in, por është fakt se kanadezët e ?bankers? ishin në lojë të fortë, e cila me kalimin e kohës po dobësohej.

Nga METE vijnë informacione se në garë për privatizimin janë amerikanët e ?Vetro?-s dhe kinezët e ?Ëin Business?. Përkatësisht ofertat e tyre ishin 850 milionë euro dhe 297 milionë euro, kutrse kanadezët ofruan 303 milionë euro.

Kompania ?Albpetrol?, nesër e privatizuar do të pajiset me një licencë 25-vjeçare ashtu si të gjitha kompanitë e tjera private për të shfrytëzuar me koncesion fushat e naftës, si rezervat e njohura, ashtu dhe blloqet ku nuk është investuar asnjëherë dhe ku nuk është provuar nëse ka rezerva nafte dhe gazi. Kjo e drejte jepet me jepet me licencë, ashtu si dhe kompanive te tjera dhe pas këtij afati ai ka të drejtë për të aplikuar sërish.

A.K

 

METE thotë se qëllimi i takimit ëhstë organizimi i Këshillit të Biznesit Kanada ? Shqipëri

Aleanca Kuq e Zi: Dyshime për ofertat

Aleanca Kuq e Zi shprehu dje shqetësimin e saj lidhur me procesin e privatizimit të Albpetrolit , të cilin e cilësoi si jotransparent dhe të kapur nga interesa klienteliste. ?Gjithnjë e me shumë po krijohet bindja se paratë e ofruara në këtë tender në vlerat 850 milionë euro, 790 milionë euro, si dhe vlerat e kompanive të tjera nuk janë rrjedhojë e konkurrimit por rrjedhojë e bashkëpunimit dhe marrëveshjeve paraprake midis konkurrentëve dhe segmenteve të caktuara pranë kreut të qeverisë. Pjesëmarrja në këtë tender e kompanive pa asnjë eksperiencë në fushën e naftës, si dhe mungesa e kompanive me famë botërore si ?Shell?, ?Eni?, ?British Petroleum? etj. flet hapur për mungesë transparence dhe interesa klienteliste?, u shpreh Dashamir Uruci, sekretar për Ekonominë në Aleancën Kuq e Zi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore