Rusi,shet shpirtin on-line: “Paksa i vjetruar, por i mbajtur mirë”

“Shes shpirtin në kushte të mira, paksa i vjetruar, por i mbajtur mirë dhe pa vrima, duket absolutisht i ri. Çmimi fillestar është 500 mijë rubla””.

Njoftimi i pazakontë është bërë nga një 26-vjeçare moskovite, në një adresë interneti mjaft popullor për ankandet on-line (Molotoch.ru).

Deri më tani njoftimi është lexuar nga 200 persona, por askush nuk ka telefonuar. Vajza ka shpjeguar për të përditshmen “Izvestia”, se paratë i nevojiten për të restauruar apartamentin ku jeton pas divorcit.



“Nuk kam frikë, sepse blerësi nuk do të ketë të drejtë të më kërkojë më shumë, përveç shpirtit”, ka theksuar ajo, duke kërkuar që gjesti i saj të mos merret si “akt sakrilegji”. “Nuk kam ndërmend t’ia shes shpirtin ndonjë shtrige apo ndonjë vendi të magjisë së zezë. E shes si një suvenir, si një copë Hëne”, ka shtuar më tej.

Vajza ofron si garanci, një certifikatë shitjeje në të cilën deklarohet se blerësi mund të përdorë shpirtin e saj pa asnjë kufizim.

13 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)


Comments are closed.